Pas kundërshtimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, lidhur me vendimin për të mbajtur zgjedhjet për kryetarin e PD-së më 22 korrik, kanë reaguar dy nënkryetarët, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.
Ata i shpjegojnë Ristanit statutin e PD-së dhe i kujtojnë autorizimin që Lulzim Basha i ka bërë atyre si nënkryetarë përpara se të ngrinte funksionet në krye të partisë. Dy nënkryetarët theksojnë se procesi do të jetë i hapur dhe zgjedhja e kryetarit të ri do bëhet sipas parashikimit, më 22 korrik. Ata besojnë se PD do të dalë më e fortë dhe më demokratike nga ky proces.