Ish-guvernatorja republikane e Karolinës së Jugut, ka njoftuar të martën se do të kandidatojë për postin e presidentes të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2024.
Kështu, Haley po sfidon ish-shefin e saj Donald Trump duke shpallur kandidaturën nga radhët e republikanëve. Lajmin ajo e bëri të ditur në një video të publikuar të martën.
“Unë jam Nikki Haley dhe do të kandidoj për presidente,” deklaroi ish-ambasadorja nga administrata Trump në OKB.
Kujtojmë se ish-presidenti Donald Trump ka njoftuar në nëntor të vitit që shkoi se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Duke e njoftuar herët kandidaturën e saj, 51-vjecarja, Haley, e cila shpesh ka artikuluar nevojën për ndërrimin e elitave në partinë e saj, i krijon vetes mundësinë që të nisë mbledhjen e fondeve dhe të krijojë një panoramë më të qartë të votuesve të mundshëm brenda republikanëve në primare.
Get excited! Time for a new generation.
Let’s do this! 👊 🇺🇸 pic.twitter.com/BD5k4WY1CP
— Nikki Haley (@NikkiHaley) February 14, 2023