Vëllai i Liridonës, Liridon Ademaj ka reaguar pasi policia arrestoi kunatin e tij, bashkëshortin e Liridonës dhe dy persona të tjërë si të dyshuar për vrasjen e së resë.
Ai është shprehur se do e zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli.
“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj për Insajderin.
Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli.
“I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.
Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.
Naim Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që t’ia vrasë bashkëshorten. Raportohet se 15 mijë ia kishte dhënë para krimit të rëndë, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas vrasjes. Ngjarja u inskenua si grabitje./Opinion.al