Orët e gjata të transmetimit Live në Top Channel të “Top Awards” janë finalizuar me një foto të stafit në skenën e Pallatit të Kongreseve, për të pasur kështu që kujtim të këtij kompeticioni muzikor që u mbyll jo me pak polemika.
Ledion Liço, moderator i eventit kërkoi me mikrofon të gjithë punonjësit t’i bashkoheshin në skenë. Por ‘kunata’, producente e “Top Awards”, ka dashur pak qetësi, pasi ishte duke dhënë një intervistë televizive për vete.
Ulur në një nga ndenjëset e sallës së madhe të Pallatit të Kongreseve, Lori Hoxha shihet teksa ngrihet në këmbë dhe i kërkon Ledionit të mbajë pak qetësi derisa ajo të mbarojë prononcimin e saj.
“Boll për sot, e ke ekzagjeruar”, – thotë 22-vjeçarja me si me batutë. I gjith episodi ndodhi pas trazirave që shkaktoi Noizy me deklaratën shokuese.
http://www.dailymotion.com/video/x4ibkmt_ledion-lico-top-awards_news