Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme foli për masat që po merren për sezonin e ardhshëm veror.
Kumbaro bëri me dije se do të nisë për të parën herë puna e stacioneve të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese, ndërsa shtoi se aplikimet për këto stacione do të nisin në datën 1 nëntor.
“Po përgatitemi për sezonin e ardhshëm veror, që të marrim të gjitha masat e duhura. Minimumi i plazheve publike do të jetë në 30%, nga 20% që ishte më parë. Vendim i rëndësishëm është se do të nisë për të parën herë puna e stacioneve të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese. Aplikimet për këto stacione nisin në datën 1 nëntor”, tha Kumbaro./Opinion.al