Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

2025/07/14 at 5:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë dhe shfaqet kryesisht pas presionit publik.


Tahir Latifi, profesor i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se përgjegjësia morale shkon përtej lidhjes direkte me një dëm apo mossukses institucional. Ajo është pjesë e vetë rolit udhëheqës, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Javën e kaluar, komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, dha dorëheqje nga pozita, vetëm pak ditë pas vdekjes së një 27-vjeçari, gjatë arrestimit nga policia.

Ai e bëri kërkesën për lirim nga detyra dhe ajo iu miratua, pasi pesë policë u paraburgosën nën dyshimet për “vrasjen nga pakujdesia” të të riut.

Latifi, njohës i strukturës dhe organizimit shoqëror, thotë se dorëheqja e tillë e një drejtuesi institucional dërgon te publiku një mesazh gatishmërie për të marrë përgjegjësi – qoftë morale dhe pa përgjegjësi ligjore – dhe për të mos ndikuar në proceset hetimore ose ligjore që janë në zhvillim.

“Dorëheqja morale fillon ta rrisë besimin te qytetarët, duke treguar se njerëzit në institucione kanë nisur të ndjejnë njëfarë përgjegjësie. Pra, publikut i thotë se ‘ne po e pranojmë se është bërë një dëm – edhe nëse nuk kemi përgjegjësi direkte’”, shpjegon Latifi.

Ai thekson se veprimi i tillë ndihmon edhe në uljen e tensioneve në situata që kërkojnë përgjegjësi nga udhëheqësit institucionalë, por nënvizon se kjo praktikë në Kosovë është e rrallë.

Nga tragjedia te dorëheqja: Rastet e rralla në Kosovë
Një shembull i fundit i dorëheqjes morale është edhe rasti i asamblistit të Komunës së Prizrenit, Shukri Quni, më 2 qershor.

Akti i tij pasoi një aksident automobilistik fatal në Nashec – fshat i kësaj komune – ku humbi jetën një 17-vjeçar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Quni tregon se e kishte ngritur më herët në Kuvendin Komunal çështjen e mungesës së sinjalistikës rrugore në atë zonë dhe, pas tragjedisë, thotë se ndjeu obligim moral të largohej nga pozita.

“Kur ti flet dhe fjala jote nuk zë vend, nuk merret parasysh, pse rri kot atëherë? E kam ndjerë obligim moral të jap dorëheqje, aty për aty, madje pa filluar mirë seanca. Nuk kam lejuar të diskutohet rendi i ditës – menjëherë kam dhënë dorëheqje dhe kam dalë jashtë”, thotë Quni.

Për të, ky veprim ishte përgjegjësi ndaj qytetarëve, sidomos atyre që e kishin votuar.

Në vitin 2022, dorëheqje morale dha edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pas rastit të përdhunimit të një 11-vjeçarjeje në Prishtinë nga pesë persona të dyshuar.

Po për këtë rast, nga pozita u vetëtërhoq edhe udhëheqësi i Drejtorisë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Ali Gashi.

Në vitin 2016, Xhelal Sveçla, asokohe drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, dha gjithashtu dorëheqje, pas vdekjes së dy fëmijëve në një pus të thellë të mbushur me ujë në lagjen Kolovicë.

Vdekja e dy fëmijëve ishte aksidentale, sipas Policisë së Kosovës, por Sveçla tha: “Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po”.

Sveçla – aktualisht ministër në detyrë i Punëve të Brendshme – u pyet nga gazetarët nëse do të japë dorëheqje pas rastit në Lipjan, por nuk u përgjigj.

Mbi 18 vjet më parë, në shkurt të 2007-ës, dorëheqje dha edhe ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi, pas vrasjes së dy personave në një protestë në Prishtinë.

Mon Balaj dhe Arben Xheladini humbën jetën pasi policia e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë qëlloi me plumba gome në drejtim të protestuesve.

Rexhepi tha atëkohë se ndjen përgjegjësi morale ndaj qytetarëve dhe familjarëve të viktimave, pavarësisht se forcat nuk ishin nën komandën e tij direkte.

Kur dorëheqja shihet si dobësi
Burbuqe Kastrati nga Lëvizja FOL – që promovon transparencën dhe llogaridhënien në institucionet publike – thotë se, në vitet e pasluftës në Kosovë, dorëheqjet morale kanë qenë të rralla dhe jo pjesë e kulturës institucionale.

Ajo thotë se aktet e tilla nuk nënkuptojnë pranim të fajësisë ligjore për një ngjarje apo dëm publik.

“Dorëheqjet morale duhet të interpretohen si akt i përgjegjësisë. Kultura institucionale nuk nënkupton që institucionet të reagojnë vetëm kur janë nën presion, por të jenë llogaridhënëse para qytetarëve në çdo kohë”, thotë Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Praktikat, sipas saj, tregojnë se bartësit institucionalë zakonisht e shmangin përgjegjësinë kur përballen me dështime apo dëme të shkaktuara nga mosveprimi i institucionit.

Në nivelet politike, ajo thotë se dorëheqja morale perceptohet shpesh si “shenjë dobësie”.

“Çka vërejmë te qytetarët në Kosovë, është se kjo mungesë e përgjegjësisë institucionale është një nga faktorët kyçë të mosbesimit të qytetarëve në institucionet shtetërore në këso rastesh”, thotë Kastrati.

Një anketë e publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, korrikun e vitit 2024, nxori në pah se “mesatarisht 50.1% e të anketuarve kanë qenë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore kryesore të Kosovës”.

Në vitin 2022, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë publikoi po ashtu një raport, sipas të cilit, “besimi i qytetarëve në institucionet e gjykatave dhe prokurorisë në Kosovë është në rënie të vazhdueshme”.

Sipas atij raporti, besim të plotë në prokurori kanë pasur 13% e të anketuarve, ndërsa në gjykata 14%.

Besim më i theksuar në mesin e të anketuarve ka qenë në Policinë e Kosovës – me 46%.

Mentaliteti shoqëror dhe sfidat e ndërtimit të besimit
Latifi mendon se mungesa e besimit më të madh të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës lidhet më shumë me mentalitetin shoqëror, i cili e ka origjinën në të kaluarën.

“Prej Perandorisë Osmane, 90 vjet Serbia, deri në fund të viteve ‘90 kur përfundoi lufta, pastaj administrimi ndërkombëtar… në shtetin e Kosovës nuk është arritur besimi i mjaftueshëm i qytetarit në institucion. Nuk është se ka humbur, por s’ka qenë asnjëherë”, thotë Latifi.

Ai shton se ndërtimi i një mentaliteti që e njeh përgjegjësinë institucionale si vlerë demokratike dhe kulturore, kërkon edukim të brezave të rinj, që nga arsimi fillor e tutje.

E, mendim të ngjashëm ndan edhe Kastrati. Përveçse në shkolla, ajo thotë se edukimi për përgjegjësinë institucionale duhet të bëhet edhe përmes medias dhe shoqërisë civile, duke rritur vetëdijen qytetare për të kërkuar llogaridhënie vazhdimisht dhe jo vetëm pas ngjarjeve tragjike.

Sipas saj, transparenca e institucioneve është çelësi për ndërtimin e afërsisë dhe besimit me qytetarët.

“Ne, si qytetarë, duhet të jemi të edukuar se këto janë institucione, të cilat duhet të na japin llogari dhe duhet të na shërbejnë për sigurinë dhe mirëqenien tonë të përbashkët”, thotë Kastrati.

Raporte të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, si Transparency International, tregojnë se në Evropë, vendet skandinave prijnë në indeksin e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike./rel



Ju sugjerojmë

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Aktualitet

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

11 Dhjetor, 2025 10:52 pm
“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik
-U tha në Opinion

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

11 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore
-U tha në Opinion

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

11 Dhjetor, 2025 10:07 pm
Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin
-U tha në Opinion

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin

11 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Rrëzimi i sistemit komunist, Berisha: Nuk kisha planifikuar të hyja në politikë
-U tha në Opinion

Rrëzimi i sistemit komunist, Berisha: Nuk kisha planifikuar të hyja në politikë

11 Dhjetor, 2025 9:46 pm
Punoi si mjek në Peshkopi, Berisha: Hasa sëmundjen e pelagrës!
-U tha në Opinion

Punoi si mjek në Peshkopi, Berisha: Hasa sëmundjen e pelagrës!

11 Dhjetor, 2025 9:42 pm
Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej
-U tha në Opinion

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej

11 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë
Kronikë

Gjendet arsenal armësh në Gjirokastër, 4 të dyshuar si vrasës me pagesë

11 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Klodian Braho në krye të SPAK, Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri

11 Dhjetor, 2025 7:34 pm
Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve
Bota

Sekuestrimi i anijes me naftë, Maduro: Amerikanët janë Piratët e Karaibeve

11 Dhjetor, 2025 6:14 pm
Para
Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

Gjykata i dënon me burgim Agim Çekun dhe 9 të tjerë në rastin “Veteranët”

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
















TE FUNDIT

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
11 Dhjetor, 2025

Me 85 vota pro, Endrit Shabani u zgjodh Avokat i Popullit. Votimi në Parlament u krye mbrëmjen e së enjtes....

Lexo më shumë

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer në emisionin “Opinion” momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së tij...

Lexo më shumë

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore
11 Dhjetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha rrëfeu sonte, 11 dhjetor, në “Opinion” ditën para demonstratës së madhe studentore kundër regjimit komunist, më 8...

Lexo më shumë

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin
11 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” takimin e parë me heroin e demokracisë Azem Hajdarin. Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com