Policia ka arrestuar tre persona, dy prej tyre vëllezër, në fshatin Fushë-Zezë të Malësisë së Madhe, pasi akuzohen se kanë kultivuar 561 bimë narkotike.
Mësohet se në pranga kanë rënë Emanuel Kapaj, Silvester Kapaj dhe Eremis Volaj. Tre shtetasit janë kapur gjatë operacionit në aksin rrugor Tamarë-Shkodër duke qarkulluar me dy automjete.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për të kultivuar 561 bimë narkotike në tokë publike, në fshatin Fushë Zezë, të cilat janë asgjësuar nga Policia, ditën e djeshme, me anë të djegies”,-thotë policia.
Ndërsa dy automjetet e përdorura nga autorët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.