Policia e Vlorës ka arrestuar dy të moshuar, si të dyshuar për mbjellje të kanabis sativa pranë banesave të tyre.
Arrestimet erdhën pas operacionit të asgjesimit të 1000 mijë rrënjëve kanabis.
Në pranga ra Lavdosh Hasko, 61 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara në tokë rreth 800 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
U arrestua gjithashtu Niko Hasko, 67 vjeç, banues në fshatin Dukat Fushë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara në tokë rreth 200 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.