Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kultivonin kanabis në Kurbin, procedohet kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve

2023/06/19 at 2:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kultivonin kanabis në Kurbin, procedohet kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve

Dy persona janë proceduar penalisht dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas policisë mësohet është bërë i mundur asgjësimi i 615 bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore, në territorin e fshatit Gerrnac, Milot.

Për këto raste kultivimi, u shpallën në kërkim shtetasit: I. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjeç, K. S., 26 vjeç, K. S., 22 vjeç dhe L. H., 48 vjeç, pasi dyshohet të jenë autorët kryesore të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.

“Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 16-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në zona të thella malore të fshatit Gerrnac, Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 615 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Për këto raste kultivimi, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: I. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjeç, K. S., 26 vjeç, K. S., 22 vjeç dhe L. H., 48 vjeç, banues në fshatrat Gerrnac dhe Vinjollë, njësia administrative Milot, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. B., 51 vjeç (me detyrë kryetar i fshatit Gerrnac) dhe M. Gj., 37 vjeç (me detyrë inspektor i pyjeve të zonës ku u gjetën bimët narkotike).

Gjatë 15 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total, nëpërmjet djegies, 18 366 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 1 kryetar fshati”, tha policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimeKanabiskurbin

Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

20 Dhjetor, 2025 10:33 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

20 Dhjetor, 2025 9:45 am
Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
-Kulturë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

20 Dhjetor, 2025 9:43 am
SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
Bota

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

20 Dhjetor, 2025 8:47 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

20 Dhjetor, 2025 8:46 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 20 dhjetor 2025

20 Dhjetor, 2025 8:45 am
Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Para
Zgjedhja e kryetarit të ri, PD publikon formularin dhe kriteret për kandidatët!

Zgjedhja e kryetarit të ri, PD publikon formularin dhe kriteret për kandidatët!

Ishin duke punuar për rrugën e re, punonjësit zbulojnë 30 granata në Këlcyrë

Ishin duke punuar për rrugën e re, punonjësit zbulojnë 30 granata në Këlcyrë

Stoltenberg bën thirrje për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbi

Stoltenberg bën thirrje për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbi

TE FUNDIT

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
20 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë mbrëmjen e ditës së djeshme. Ditën e djeshme rreth orës 19:30 të...

Lexo më shumë

Kanabis në formë gjelatine të trafikuar nga Kanadaja, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
20 Dhjetor, 2025

Një 23-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë gjelatine. Blutë...

Lexo më shumë

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës

Jakobstads Tidning (1939)/Mbreti Zog,shumë bujar me bakshishe në hotelet e Varshavës
20 Dhjetor, 2025

Nga Aurenc Bebja Gazeta finlandeze “Jakobstads Tidning” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1939, në faqen n°4, një shkrim asokohe...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri

SHBA kryen sulme masive kundër ISIS në Siri
20 Dhjetor, 2025

SHBA-të thonë se ushtria e tyre ka kryer një “sulm masiv” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com