Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kultivonin dhe shisnin kanabis, dënohen me mbi 70 vite burg anëtarët e një grupi kriminal

2024/07/01 at 7:49 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kultivonin dhe shisnin kanabis, dënohen me mbi 70 vite burg anëtarët e një grupi kriminal

GJKKO shpalli sot fajtorë dhe dënoi me 76 vite burg 11 anëtarë të dy grupeve kriminale të cilët kultivonin kanabis në fshatrat e Krujës, ndërsa shpalli një të pandehur të pafajshëm. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi.

Hetimet mbi këtë çështje nisën në 2020. SPAK zbuloi me prova se dy grupe kriminale kultivonin disa parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë, konkretisht Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën.

Në krye të dy grupeve kriminale që bashkëvepronin me njëri tjetrin ishte Bujar Sefa dhe Skënder Velaj të cilët janë dënuar konkretisht me 10 vite dhe 8.8 vite burg.

Këto grupe kriminale jo vetëm që njiheshin mes tyre por kishin dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit dhe se kishin pasur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit, vërtetoi SPAK.

Kultivimi i kanabisit kryhej kryesisht në sipërfaqe tokash me pyll në pronësi shtet, të cilat shfrytëzohen për kullotë nga banorët e zonës. Në kontrollin e ushtruar për kanabisin në fshatrat e Krujës u sekuestruan 145.5 kg lëndë narkotike.

Bujar Sefa dje Skënder Velja u shpall fajtor për akuzat “Kultivim i bimëve narkotike kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar krimina, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Denimet e GJKKO-se, 1 korrik 2023

1- Bujar Sefa (alias Xaka) u dënua me 15 vite burg – I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 10 vite burg – Drejtuesi i grupit kriminal II
2- Lavdërim (alias Lulzim) Alimani u dënua me 12 vite burg – I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 8 vite burg
3- Skënder Velja u dënua me 13 vite burg –  I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 8 vite e 8 muaj burg – Drejtuesi i grupit kriminal II
4- Agron Asllanaj u dënua me 10 vite burg – I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
5- Armand Dervishi u dënua me 10 vite burg –  I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
6- Asim Pulaci u dënua me 10 vite burg –  I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
7- Edison Xaka u dënua me 10 vite burg – I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
8- Xhemal Zogu u dënua me 10 vite burg – I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
9-Shkëlqim Ismaili u dënua me 10 vite burg – I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
10- Sabah Shehi u dënua me 10 vite burg –   I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg
11- Vait Taka – Shpallet i pafajshëm për akuzën “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”
12 – Ahmet Pulaci –  u dënua me 3 vite burg –  I ulet 1/3 përfundimisht do të vuajë 2 vite burg

Ndaj të tjerëve rëndon akuza ‘kultivim i bimëve narkotike’ kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” “Grup i strukturuar kriminal”. Të gjithë të pandehurit do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Dosja u dërgua nga SPAK për gjykim në GJKKO në gusht të vitit 2023

Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Para
“Kemi pasur polemika “, Rexhep Qosja mesazh ngushëllimi për Kadarenë: Polemizojnë ata që e nderojnë njëri-tjetrin

“Kemi pasur polemika “, Rexhep Qosja mesazh ngushëllimi për Kadarenë: Polemizojnë ata që e nderojnë njëri-tjetrin

Kualifikohet Franca, ‘gjelat’ mposhtin Belgjikën me një gol

Kualifikohet Franca, 'gjelat' mposhtin Belgjikën me një gol

Flamujt në gjysmë shtizë, shpallen dy ditë zie për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare

Flamujt në gjysmë shtizë, shpallen dy ditë zie për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare

TE FUNDIT

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com