Kukësi e ka mbyllur në vend të parë javën e 17 të kampionatit shqiptar të futbollit duke u shpallur kështu kampion i dimrit në Superiore.
Megjithëse nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 me Skënderbeun, djemve të Shpëtim Duros i mjafton 1 pikë për të ruajtur kreun e klasifikimit.
Partizani arriti të marrë një fitore pas 3 ndeshjeve pa një të tillë. “Demat e kuq” arritën të fitojnë përballë Vllaznisë me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i fitores u realizua në minutën e 62 të takimit nga Bitri. Partizani e mbyll kështu këtë vit me 28 pikë, aq sa rivalët kryeqytetas të Tiranës të cilët në takimin e tyre fituan 1-2 me Laçin.
Bylisi nga ana tjetër arriti të merrte një tjetër fitore. Skuadra surprizë e këtij sezoni mundi 1-0 Luftëtarin duke ruajtur kështu vendin e dytë.
Superliga mbyllet për këtë vit me ndeshjen e nesërme mes Flamurtarit dhe Teutës, ku durrsakët do të përpiqen të marrin tre pikë për t’ju bashkuar skuadrave të kryeqytetit me pikë. /Opinion.al