Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kukan: Nuk duhet të ketë persona me të shkuar kriminale në Parlament

2016/04/06 at 3:56 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kukan: Nuk duhet të ketë persona me të shkuar kriminale në Parlament

Nga Erisa Zykaj

Ju jeni raportuesi në hije i rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila nuk pati vëmendjen e duhur gjatë aprovimit në komisionin e punëve të jashtme të Parlmaentit Europian, duke qenë se aprovimli i saj ndodhi ditën e shpërthimeve terrorriste në Bruksel. Cili është mesazhi kryesor që përçon kjo rezolutë ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Rezoluta për Shqipërinë ka për qëllim inkurajimin e palëve për të vazhduar përgatitjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Jam i kënaqur me përmbajtjen e rezolutës dhe besoj, se do te aprovohet ne seancën plenare javën e ardhshme pa ndryshime.

2. Ju keni prezantuar dy amendamente. Një prej tyre ka të bëjë me lirinë e shtypit. Nuk jemi mësuar t’ju dëgjojmë të ndërhyni për këtë çështje. Pse insistuat për këto amendamente?

Eduard Kukan, eurodeputet: Njëri prej amendamenteve ka të bëjë me emërimin e drejtorit të Radio Televizionit Publik dhe u aprovua. Mund t’ju them, se nuk ishim në një mendje me zotin Fleckenstein për këtë, ndërkohë që ne jemi përgjithësisht dakort mbi gjithçka. Unë e pashë të rëndësishme të insistoja mbi këtë, sepse versioni i proçedurës për emërimin është aprovuar katër vite më parë me insistimin e partisë socialiste. Dhe tani është pikërisht partia socialiste që e ndryshon këtë. Amendamenti u aprovua dhe jam i kënaqur për këtë. Ai shpreh shqetësimin për emërimin e drejtorit të RTSH-së, pasi nuk është korrekte që të ndërrohen gjërat në varësi të faktit nëse je në opozitë apo mazhorancë. Cdo qeveri duhet të mësojë që parime të tilla nuk vlejnë vetëm gjatë mandatit qeverisës, por ato kanë jetëgjatësi përtej mandatit qeverisës.

3. Ju do prezantoni një amendament të ri në seancën plenare. Pse ?

Unë do të prezantoj një amendament lidhur me paragrafin për refomën zgjedhore. Ky amendament do të përforcojë gjuhën e përdorur në rezolutë sipas të cilës, institucionet e Bashkimit Europian presin zgjedhje të lira dhe të ndeshme në Shqipëri, që të njihen nga të gjithë dhe që të konsolidojnë situatën e brendshme në Shqipëri.

4. Lidhur me proçesin e dekriminalizimit, zoti Fleckenstein dhe ju keni luajtur një rol të pamohueshëm si ndërmjetësues të ligjit për dekriminalizimin. Pika kyçe aktualisht mbetet zbatimi i këtij ligji. Si po shkon zbatimi në këndvështrimin tuaj ? Zoti Fleckenstein ka shoprehur shqetësim për rastin Prenga. Ju ç’mendoni ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Raste të tilla janë të papranueshme. Fatmirësisht, zoti Prenga nuk merr më pjesë në punimet e Kuvendit, përndryshe do të kishte qenë shumë e vështirë të pranohej kjo situatë. Por të gjitha aktet nënligjore të dekriminalizimit, janë aty që situata të tilla të mos përsëriten. Nuk duhet të ketë më persona me të shkuar kriminale në zgjedhjet parlamentare. Shoh që tek tuk ka ende probleme, por Bashkimi Europian do të insistojë që ky ligji të zbatohet tërësisht, që të mos ketë më përsëritje të rasteve të tilla, që janë thjesht të papranueshme në këndvështrimin e BE-së.

4. Reforma në drejtësi është parësore për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Edhe komisioneri Hahn gjatë dialogut të nivelit të lartë në Tiranë theksoi, se marrëveshja për këtë reformë mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtarësimit. Besoni se do ketë marrëveshje ?

Eduard Kukan, eurodeputet: Atë që shoh, se të dyja palët janë dakort për rëndësiën e aprovimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi. Secila palë e sheh ndryshe këtë reformë. Ky është problemi, por besoj, se ata janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e reformës. Tani që kemi rekomandimin e Komisionit të Venecias, që njohim qëndrimin e Komisionit Europian dhe SHBA-ve, nuk mbetet tjetër përveçse dakortësia. Nuk mund ta imagjinoj që kjo reformë të mos aprovohet dhe të mos zbatohet. Hapi që duhet hedhur tani është marrëveshje midis palëve. Ne nuk mund të bëjmë më shumë. Forcat nga jashtë nuk mund të bëjnë më shumë. Ju ju referuat komisionerit me të drejtë, që reforma e drejtësisë, mund të çojë në hapjen e negociatave të anëtraësimit. Kjo nuk do të thotë që kjo do të ndodhi automatikisht. Mos më pyesni, nëse në rast se kjo reformë fillon të zbatohet, atëherë a do të ketë Shqipëria një datë për hapjen e negociatave ? Ajo që mund t’ju them, se është e qartë që pa këtë reformë, nuk është realiste të flitet për hapin e ardhshëm të integrimit europian.

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Aksidenti ajror/ Konfirmohen dy viktima, 1 i plagosur

Aksidenti ajror/ Konfirmohen dy viktima, 1 i plagosur

Lori vs Flaka: Rivalet me të njëjtin stil

Lori vs Flaka: Rivalet me të njëjtin stil

Foto/ Togeri që humbi jetën në aksidentin tragjik

Foto/ Togeri që humbi jetën në aksidentin tragjik

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com