Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kujtimet e trishta te nje te internuari ne komunizem.

2016/03/13 at 5:59 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 9 min
A A
Kujtimet e trishta te nje te internuari ne komunizem.

Nga Tefik Celo


Rrethi i Lushnjes kishte disa kampe internimi. Mё tё njohurit ishin Savra, Gradishta, Grabiani, Gjaza, Rrapza, etj. Savra konsiderohej kamp mё i privilegjuar, sepse e kishte Lushnjen afёr, vetёm katёr kilomentra dhe gjendej buzё rrugёs LushnjeFier.
Prandaj, transferimi nga ky kamp nё njё tjetёr konsiderohej dhe nё fakt ishte dёnim dhe rapresalje qё i bёhej asaj familje…
***
Ishim nё kampim e Savrёs.
Papritmas vjen njё urdhёr qё brenda 24 orёve, 7 familje tё pregaditeshin pёr transferim. Se ku do tё shkohej, natyrisht, ishte një sekret i Degёs së Brendshme. Kampi i caktuar si vend i ri internimi merrej vesh vetёm mbasi arrinim nё vend.

Viktima të atij urdhëri do të ishin familjet e njohura:

Dosti, Kupi, Mirakaj, Previzi, Mulleti, Mёrlika dhe Çela. Tё nesёrmen, me gjithё rraqet që kishim, u ndodhёm nё njё fshat tё ri, në njё kamp të ri, i posapërfunduar enkas pёr tё internuarrit. Ky vend i ri quhej Gradishta kamp, pёr t’u dalluar nga
Gradishta fshat, qё gjendej diku rrëzë një kodre nё rrugёn hekurudhore që po ndërtohej…
Si ishte dhe çfarë ishte ky vend i ri interrnimesh?
Asgjë më shumë se njё grumbull i vogёl barangash tё ngritura me baltё e kallama dhe dy banesa tё vogla njёkatёshe qё do tё shёrbenin pёr administratёn. Nё pamje të parё dukej njё vend i shkretё dhe i trishtuar. Disa metra mё tutje dukej oaza e blertё e fushës: disa shkurre e qiparisa, disa varre tё mbuluara nga bari i gjatë, ferreckat pafund dhe mes tyre njё kishё e braktisur. Njё ambient shumë
i pёrshtatshёm me gjendjen tonё shpirtёrore: Ajo kishë e braktisur, si njё vend ngushllimi, shprese dhe lotёsh. Atje e kalonim kohёn e lirё, atje organizonim edhe pikniket tona, atje thurnim ëndrrat tona si mund të gjendeshim një ditë nё njё park madhёshtor… ndërsa ktheshim te barangat tona, pёrplaseshim me atë realitet tepёr tё hidhur, tepёr tё pabesushёm, si ishte e mundur që nё botё kishte njerёz qё jetonin nё kushte tё atilla. Edhe lopёt, nё stallat e Savrёs, nё krahasim me jetёn kishte njerёz qё jetonin nё kushte tё atilla. Edhe lopёt, nё stallat e Savrёs, nё krahasim me jetёn tonё, ndryshonin si nata me ditёn. As dritё elektrike kishim, as ujë, as vajguri, asgjë…! Nën dritën e njё qiriri ndriçoheshin netët tona sa edhe hijet na i bёnte tё llahtarshme nёpër mure…
Një tjetër tmerr ishte mungesa e ujit.
Uji na vinte me qerre, nga larg nё njё fuçi tё ndryshkur. E pёrse tё pёrdorej mё parё ai ujë i shkretë: pёr tё pirё a pёr tё gatuar, pёr tё larё enёt, a pёr tё larë sytё… ishte aq i pakët sa na duhej ta përdorinim si ujë të bekuar…
Ishim tё tronditur, sё pari se na kishin “veçuar nga tufa”. Në Savër, mirё a keq qemë mёsuar me njёri tjetrin, e njihnim aq mirë njëri tjetrin, tash ajo ndarje po na shkaktonte njё demoralizim të frikshëm. Parandjenim diçka tё keqe pёr fatin tonё. Si dhe qysh do tё na vinte kjo e keqe s’ishim nё gjendje ta pёrcaktonim. Jetonim nën kthetrat e kësaj parandjenje të zezë… Ashtu siç nuk mund tё ishim nё gjendje t’i imagjinonim se çfarë veprimesh fantastike e djallëzore po pёrgadisnin kundra
nesh pёr tё na demoralizuar e pёr tё na denigruar prej shumë vitesh.
Njё gjё ishte e sigurt: ne, aty do tё pёrfaqёsonim brez pas brezi “armikun e brendshёm”, qё nuk do t’i nёnshtrohej diktaturёs. Inkuizitorёt filluan tё na trajtonin dhe tё luanin me ne si arixhiu me ariun.
Qёllimi i tyre i vetёm ishte tё na mposhtnin e të na rrënonin moralisht dhe fizikisht…

\***

Filluam menjёherё nga puna e detyruar. Ne do të ishim puntorёt e parё tё atij kampi famkeq: 2 burra, 4 djem, 3 vajza e 3 gra!
Ishte viti 1956.
Kampi i Gradishtёs u bё fusha e dhimbjeve tona. Kёt rrugё tё vёshtirё e nisa kur isha vetёm 19 vjeç. Unё dhe gjithё shokёt e mi, aty e lamё rininё, ёndrrat, shpresat tona… Lamё aty edhe njё pjesё tё zemrёs sonё… Lamë prindёt dhe shokёt e
vdekur. Eh sa vuajtje, sa lodhje, sa mospёrfillje dhe lot… dhe aq pak gёzime, krejt mikroskopike, të padukshme, të pandjeshme. Sa e tmerrshme! Ishim tё braktisur e të harruar nga tё afёrmit, nga shokёt, nga miqtё…
Po jeta vazhdonte… Aty u martuam, aty lindёm fёmijë, bile mjaft prej këtyre fëmijëve të lindur nёpёr kampe u martuan aty. Edhe kёta lindёn fёmijë aty. Fëmijë kampesh… Dhe shtohej e shtohej vargu i brezave tё dёnuar pa asnjё faj… ose me tё vetmin faj: pse kishin lindur nё njё Shqipёri komuniste…
Sot shumica e tyre janё shpёrndarё. Njё pjesё e mirë e tyre kanё marrё rrugёt e mёrgimit, njё pjesё qёndron akoma atje, n’ato kampe tё kobёshme, pse nuk po gjendet ndokush nё kёtё vend t’ua japё dorёn e t’i nxjerrё nga skëterra ku i zhyti ku shtet dhe regjimet e tij…
***
Nё vitin 1958 sollёn rreth 30 të internuar. Kryesisht tё moshuar dhe pa familje. I sillnin nga kampe të ndryshëm ose direkt nga burgjet ku kishin kryer dënime të gjata. Ishin klerikё, juristё, ekonomistё etj. qё kishin punuar nё administratat e dikurshme. Me ta ishte edhe njё hoxhё. I futёn tё gjithё bashkë nё njё kazermё. Kёshtu i quanim ne ato kapanone tё mёdhej tё ndёrtuar me baltё e kallama.
Njё ditё e thirrёn babёn tim në Degёn e P.tё Brendshme, tё Lushnjes. U kthye dyll i verdhё. E kishin
urdhёruar qё familja e jonё, d.m.th. babai, nёna, motra dhe unё tё lironim dhomёn e banimit sepse ajo u nevojitej pёr magazinё dhe ne tё shkonim e tё banonim nё “kazermёn” e burrave beqarё. Kundёrshtuam deri nё pikёn e fundit, derisa na i nxorrёn plaçkat me dhunё. Nё dhomёn tonё futёn nja 4­5 thasё me grurё dhe i vunё kyçin…!
Nё shenjë proteste qёndruam gjashtë ditё pёrjashta me gjithё rroba. Ishte dimër dhe binte shi. Vetëm sëmundja e nёnёs na detyroi tё futemi mbrenda. U vendosёm nё dy krevate dykatёshe prej druri diku nё fund tё “kazermёs”. Unё dhe nёna lart. Babai dhe motra poshtё. Na krahun tim Patёr Mark Harapi. Pranё nёnёs Dom Mikel Koliqi. Vendosёm njё qilim si mur ndarёs. Pleqtё vendosёn t’i ngushtojnё krevatet pёr tё hapur njё vend pёr motrёn, duke i bёrё edhe njё ndarje me kartona e katrama pёr t’i dhёnё mundёsinё qё tё ndrronte rrobat pasi kthehej nga puna. Nё darkё nuk kishim
problem sepse fikej kandili dhe n’errёsirё çvisheshim dhe futeshim nё krevat.
Pas disa ditёsh na sollёn njё grua tё dёnuar pёr imoralitet. Ngjitur me tё njё malsor 23­24 vjeç. Vunё njё perde kompesatoje nё mes. Poshtё gruas, (tё cilёn po e quajmё Nada me qё nuk dua t’i përmend emrin), flinte njё ish kryetar gjyqi. Nёn djaloshin Hoxha. Pra, megjithse banuesit e asaj kazerme ishin nga mё tё ndryshmit nё moshё e nё mentalitet, u krijua njё atmosferё dinjitoze dhe jeta zhvillohej si nё njё familje tё madhe. Ndaj nesh kishin nderim e respekt tё gjithё. Pra, edhe nga njё ёndёrr tё
keqe mund tё ruhen kujtime tё mira. Sapo mamaja ankohej nga dhimbja e kokёs, apo nuk e gjente kripёn, njё dorё zgjatej matanё krevatit: “Urdhёro zonjё njё aspirinё”. Dikush thoshte: “Shёt!

Qetёsi! ёshtё sёmurё zonja!”

Edhe Nadёs ditёm t’i imponohemi. E bindёm tё çvishej nёn batanije ose pasi tё fikej kandili. Ditёn e parё, pa asnjё teklif, u çvesh nё sy tё tё gjithёve. E vumё nёn disiplinё. Bile, edhe kur dehej e bёhej tapё, nuk bёnte zhurmё. Ngrihej shpejt nё mёngjes, fshinte kazermёn dhe nё darkë, kur kthehej nga puna, sillte me vete nga njё krahё dru pёr tё ndezur sobёn. Tё djelave u lante pleqve edhe
ndonjё ndrresё. Njё natё e shkeli. U deh rёndshëm sepse kapterri nuk i dha leje tё shkonte nё qytet. Pasi e qёlloi kapterrin me grusht e me shqelm (ishte e fuqishme si burrё, peshonte rreth 80 kile) hyri si stuhi nё “kazermё” dhe ulёrinte: “Ballista, fashista tё ndyrё!” U tёrhiqte bataniet pleqve duke i sharё me fjalё tё ndyta. Me shumё vёshtirёsi mundёm ta futnim nё krevat. Gjithё natёn i ndejtёm tek koka. U
sёmur dhe pёr pak sa nuk na vdiq atë natë.

***
Tё dielave ngriheshim shpejt. Bёhej pastrimi i pёrgjithshёm. Pas pastrimit, hapesh njё vend midis dy krevatash, instalohesh tavolina, ndizeshin qirinjtë, hapesh ungjilli dhe fillonte mesha. Njiherё e thonte Dom Mikeli dhe Patёr Marku e ndihmonte, herёn tjetёr e thonte Patёr Marku dhe Dom Mikeli e nndihmonte. Dom Mikeli kishte edhe petkat e meshёs dhe tё gjitha gjanat e nevojshme edhe pёr kungim. Kur thuhej mesha, jo vetёm ne tё kazermёs, por vinin edhe nga barakat e tjera, e shifshin
meshёn dhe kungoheshin. Kishte edhe myslimanë që asistonin nё meshё, bile edhe vetë hoxha. Me respekt, dhe nё heshtjen mё tё madhe e ndiqnim meshёn nga fillimi gjer nё fund, deri sa thonte:
“Itte, missa est!”, Shkoni… mesha mbaroi. N’atё kohё mesha akoma thuhej latinisht, megjithëse Patёr Marku punonte natё e ditё pёr ta pёrkthyer ungjillin nё shqip. Pra, njё pjesё e madhe ishim myslimanё. Ç’rёndёsi kishte feja… fundja, Zoti ishte i njejtё pёr tё gjithё, po ashtu sikur tё pёrbashkёta ishin edhe hallet dhe shpresat tona…
Aty në at “kazermё” u martua edhe motra e ime.
Darkёn e dasmёs e bёmё aty, mes dy krevatash, ku thuhej edhe mesha. Erdhёn nё dasёm tё gjithё pleqtё me nga njё dhuratё simbolike, apo me nga njё pesëlekёsh. Gati tё gjithё ishin tё varfёr e pa
ndihma. Njashtu “krushq e dasmorё” e pёrcollёm “nusen”, atyre baltovinave deri te qerrja ku i ngarkuam edhe thesin e pajёs. Nё luftё me shiun, me pellgjet e ujit dhe me baltrat ngjitёse, mundёm tё arrijmё deri nё xhade ku ia dorёzuam “dhёndrit” nusen e Kampit!
…Edhe atё ditё Nada e shkeli betimin.
Piu nja dy dopio dhe nisi tё kёndojё: “Nusja e re, moj nusja e re, tё shkojnё lotёt rrёke, rrёke…”. Vet qante me tё madhe, por edhe gjithё ne tё tjerёt u derdhёm nё korin e lotёve. Edhe sot mё shkojnë lotёt kur e kujtoj atё dasёm tё hidhët qё dukej sikur po shkonim nё ndonjё mort… Nada atё natё qau deri vonё. Nuk e shqetёsuam, pёrkundrazi i ndejtёm afёr. Qante veten e saj, qante rininё e humbur rrugave… diku kishte lёnё edhe njё vajzё… qante ajo… por qanim edhe ne bashkë me të atë fat të zi… të përbashkët…
***
Hera herёs burrat, edhe pse ashtu tё moshuar, i thёrrisnin me marifet nё degё.
Ktheheshin tё heshtur dhe tё zverdhur nё fytyrё… Rrinin shtrirё nё krevat pa i zёnё gjumi. Nuk tregonin se ç’hall kishin. Nuk guxonin të thoshnin asgjë. Por, as ne nuk i ngacmonim më thellë. Tё gjithё e dinin kёrkesёn e Sigurimit: “Kush nuk firmos, nuk do tё lirohet kurrë prej andej, aty do tё
vdesë… si qen!”
…njё natё, juristi nga Shkodra, po vinte vёrdallё. E shikonim se ishte aq i mёrzitur, sa po kërkonte një mёnyrё si ta vriste veten. Pёr disa ditё e ndiqnim mё kujdes dhe ia evituam atё gjamё.
Njё natё vonё, kur po flinim, u dёgjua njё britmё e thekshme prej burri. Tё gjithё u ngritёm tё shqetёsuar. Ndezёm kandilin. Zёri erdhi nga aty pranё nesh. Patёr Marku vazhdonte tё flinte, por duke u pёrpёlitur. Ai kish thirrur nё gjumё. Nё mёngjes e pyetёm. Na tregoi se kish parё nё ёndёrr
çastet e torturimit nё hetuesi. Tmerr e vërteta… po tmerr edhe ndёr ëndrra… Duke folur i shqetёsuar, nxorri çorapet dhe na tregoi gishtat e kёmbёve. I kishte gjithë plagё dhe asnjё thua nuk kishin gishtat e tij: …ia kishin shkulur me pinca nё hetuesi… O zot, na ndihmo prej së keqes – tha prifti – dha ramë sërish në gjumë…
***
…kanё kaluar tridhjetё e kusur vjet nga fillimi i jetёs nё kampin e Gradishtёs. Një fshat me etimologji sllave, ku ne vuajtёm dogmёn e njё ideollogjie qё shpirtitn e kishte nё stepat ruse. Sot shumica e banorёve tё kёsaj kazerme kanё vdekur, por ende janё gjallё si dëshmitarë të këtij tmerri dom Mikel
banorёve tё kёsaj kazerme kanё vdekur, por ende janё gjallё si dëshmitarë të këtij tmerri dom Mikel Koliqi, Mit’hat Araniti, Nedim Kokona, nёna ime Sheriari, motra, unё ndoshta edhe ai malsori i ri qё dёshmojnё pёr kёtё histori tё dhimbshme dhe denigruese e qё njёherёsh tregojnё se edhe nё ato kushte tejet tё rёnda jetese ne arritёm tё mbijetojmё me dinjitet dhe t’u tregonim atyre se as pёrçarja fetare, as thyerja e rregullave elementare morale, as denigrimi i individit dhe as ai kolektivizim i njё grupi njerёzish s’do ta realizonte atё qёllimin e tyre tё mbrapshtё qё projektohej
prej Komiteti Qёndror deri te ajo organizata bazё e fshatit, ku drejtonin elementёt mё injorantё dhe mё cinikё qё mbronin njё sistem tё dёshtuar qysh nё embrionin e vet.
Vёrtet shumё prej nesh qё jetuam nё kёtё skёterrё kanё vdekur, por s’duhet harruar se janё gjallё shumё prej atyre qё e projektuan kёtё skёterrё, qё e ngritёn lavdinё dhe meritat e tyre pikёrisht mbi terrorin, mbi dhunёn dhe frikёn qё u ushtrua mbi kёta njerёz tё pafajshёm, e qё sot janё nё rolin e Pons Pilatit, e që kёrkojnё gjithsesi t’i vjelin edhe frutet e demokracisё, duke ditur se nё demokraci ka vend pёr tё gjithё…
Ne jemi gjallё jo thjesht pёr tё dёshmuar krimet e tyre monstruoze, por edhe pёr t’i bёrё apel kujtesёs sё çdo qytetari qё histori tё tilla qё ende rrёnqethin shpirtёra njerёzish tё mos pёrsёriten
kurrё!

Tefik Çelo, Tiranё, 1992



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Ja kush është italiani i kapur për mashtrim me shuma të mëdha

Ja kush është italiani i kapur për mashtrim me shuma të mëdha

Qeni me dy hundë e gjen familjen

Qeni me dy hundë e gjen familjen

Andrra dhe Sinan Hoxha zbulojnë gjininë e fëmijës

Andrra dhe Sinan Hoxha zbulojnë gjininë e fëmijës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com