Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kujtimet e priftit katolik: 29 Nëntor 1944, e premtja e zezë e Shqipërisë

2018/11/29 at 12:18 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Kujtimet e priftit katolik: 29 Nëntor 1944, e premtja e zezë e Shqipërisë

Sot kur shqiptarët kremtojnë 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit, Biblioteka Franceskane ka botuar kutjimet e priftit katolik, At Konrrad Gjolaj për 29 Nëntorin e vitit 1944. Historia e rrëfyer prej tij është ndryshe nga librat e historisë që kemi lexuar deri më sot për partizanët dhe LANÇ.

“E premtja e zezë e Shqipnisë, që filloi me 29 Nandor 1944, dhe jo me 28 Nandor, e që do të vazhdojnë përsa të sundojnë komunistat këtu, erdhi edhe në Shkodër. Flamuri i ynë i dhunuem me yllin e kuq, bashkë me flamurin e Jugosllavisë së Druzhe Titos, plot mbas 31 vjetësh prej 1913, u valvit në atë kompanjel të Kishës tonë, i vuem me forcë prej komunistave shqiptar, “Partizanve çlirimtar”, dhunues të Fesë e të Nderës së kombit tonë”.

“Partizanët në darkë u mblodhën me festue fitoren në ndërtesen e konsullatës italiane (ma vonë shtëpia e kulturës). Rreth mesnatës 3 gjerman të armatosun kanë ardhë prap me një triçikël, kanë trokitë në derë, dhe kanë hy në mjedis 300 partizanve, janë ngjitë nalt, dhe kanë marrë në një kasafortë, një dokument e kanë shkue në punën e vet.

Po partizanët trima shka bane? Vazhduen me hangër e me pi ndër tavolinat e mbushuna prej shumë tregtarëve shkodranë, që kujtonin se “këta” partizanët do të vazhdojnë me kenë shegertat e tyne të përprashëm. Filluen me u shpërnda ndër shpijat e Shkodrës, kështu qyteti u mbulue me morra. Në netët e ftofta t’atij dimni rreth votrës ndër sytë e trishtuem të partizanve shifej e mshefun tinzia. Kështu na shkeli me thundrën e saj “liria”.

“Kur shteti bjen në duert e vagabondave dihet e mbara. Gjithkah nën pretekstin e sekuestrimeve, vjedhje e plaçkitje. Njerëz që me djersën e ballit kishin rregullue deri diku ekonominë, u detyruen ku nën dorë e ku mbi dorë, veç si e si me sigurue bukën, thenin napolona arit të mbetuna n’arkat e grave, mbasi gjendja shkoi deri aty, sa për një bukë, me ndejë me orë ndër rrallat e pafund. Makinat ndër magazet e tregtarëve ngarkonin mallin dhe e dërgonin në “ndihmë të popujve vllazën të Jugosllavisë mike”. Gjithshka filloi me shterrë. Burgjet mbusheshin tash edhe me tregtarë që nuk paguejnë tatimet, e huni vlonte si në karadak me dorëzue ar e stoli. Në pazarin e vjetër përditë mbyllej një dugajë, se nuk asht pague tatimi, ose ma keq, filani ka mbetë në birucë se nuk difton kapitalin”.

*Át Konrrad Gjolaj, Çinarët, Botime Françeskane, Shkodër, 2015, f. 45; 71; 81).

Etiketa: Át Konrrad GjolajBotime FrançeskaneÇinarëthistorikomunizmipartizaneshkoder

Ju sugjerojmë

Protesta në Vlorë/Tregtarët përballen me Spiropalin,ankohen për zhvendosjen e tregut
Aktualitet

Protesta në Vlorë/Tregtarët përballen me Spiropalin,ankohen për zhvendosjen e tregut

31 Janar, 2026 12:07 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Heroinë dhe kokainë/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës, përplas dhe makinën e policisë

31 Janar, 2026 10:39 am
Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar
Kronikë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, 3 të pranga, 4 të proceduar

31 Janar, 2026 9:31 am
Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri “Dua të luaj” në Elbasan: Një hapësirë moderne

31 Janar, 2026 8:43 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026 8:40 am
Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kryesore

Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare

30 Janar, 2026 1:50 pm
Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës
Aktualitet

Dënimi në Greqi, KLGJ nuk pranon nisjen e procedurave për verifikimin e Irena Gjokës

30 Janar, 2026 1:18 pm
Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty
Aktualitet

Rama debat me fermerin: Nuk i mbyllim kufijtë për ty

30 Janar, 2026 11:26 am
Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha
Aktualitet

Denoncimet për AKSHI, raportuesi i PE: Mos më pyesni për gjithçka që thotë Berisha

30 Janar, 2026 10:40 am
Para
Video/ 4 minuta në ajër, piloti harron ta lidhë, turisti mbahet me duar

Video/ 4 minuta në ajër, piloti harron ta lidhë, turisti mbahet me duar

Jennifer Lopez gati për martesën e katërt?

Jennifer Lopez gati për martesën e katërt?

PD publikon dokumentet: Si po i favorizon Rama oligarkët

PD publikon dokumentet: Si po i favorizon Rama oligarkët

TE FUNDIT

Protesta në Vlorë/Tregtarët përballen me Spiropalin,ankohen për zhvendosjen e tregut

Protesta në Vlorë/Tregtarët përballen me Spiropalin,ankohen për zhvendosjen e tregut
31 Janar, 2026

Në ditën e pestë të protestës, tregtarët e Tregut të Madh të Vlorës janë mbledhur serish sot kundër zhvendosjes nga...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”/ Ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE: Isha në Tiranë, vajza të…

Dosja “Epstein”/ Ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE: Isha në Tiranë, vajza të…
31 Janar, 2026

Një email i datës 25 maj 2012 tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë,...

Lexo më shumë

Heroinë dhe kokainë/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës, përplas dhe makinën e policisë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
31 Janar, 2026

Një 45-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Durrës, pasi është përfshirë në shitje drogash të forta si kokainë, heroinë,...

Lexo më shumë

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj”, publikimi i mesazheve me Epstein, reagon Musk
31 Janar, 2026

Elon Musk ka reaguar pas publikimit të një email-i të vitit 2013 drejtuar Jeffrey Epstein, duke deklaruar se kontaktet e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com