Duhet të keni kujdes nga përdorimi i “smartphone” në tualetin tuaj.
Një studim i Charles Gerba, mikrobiolog në Universitetin e Arizonës në SHBA, shpjegon se:“Shërbimet higjienike janë plot mikrobe, baktere dhe agjentë patogjenë, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga feçe”.
Siç dihet, në veçanti, sendet që mbahen në tualet, si letrat higjienike apo rubinetat e ujit, janë të kontaminuara.
‘Smartphone’, kur përdoret në banjë, merr kontakt me lehtësi me sipërfaqet e kontaminuara dhe ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve kujtohen të lajnë duart para se të dalin, një gjë e tillë nuk ndodh me celularin dhe pikërisht këtu akumulohen baktere dhe agjentë patogjenë të rrezikshëm.