Gripi ka nisur të qarkullojë në të gjithë Europën. Sipas raportimeve në organizatën botërore të shëndetësisë viruset gripale janë përhapur në masë në 31 shtete.
Edhe në Shqipëri numri të prekurve ka ardhur në rritje.
Vetëm gjatë një javë janë paraqitur tek mjeku për ndihmë shëndetësore rreth 15 mijë persona.
Nga analizat e kryera nga laboratorët, në pjesën më të më madhe të rasteve është identifikuar grip i tipit A, dhe në pak raste virus i tipit B.
Mes të prekurve ka edhe raste që konsiderohen të renda dhe që po trajtohen ne spitale. Këtë sezon, gripi ka prekur me së shumti moshta 30-64 vjeç.
Ndërsa pritet rritje e rasteve me grip, mjekët rekomandojnë kujdes të shtuar si dhe injektimin e vaksinës si e vetmja mënyrë mbrojtëse.
Tv Klan