E njihni Madhu Shah?
Nëse jo, një nga miqtë tuaj mesiguri e njeh, ndonëse do të ishte mirë që as ata të mos e njihnin.
Emri përdoret në qindra llogari në Facebook dhe nuk ka lidhje me ndonjë njeri të veçantë. Për këtë arsye, shumë dyshojnë se mund bëhet fjalë për ndonjë mashtrim apo virus.
Siç shkruan “The Independent”, javën e shkuar përdoruesit e Facebook, kryesisht në Indi, por edhe në vende të tjera janë paralajmëruar që të mos e shtojnë në listën e miqve këtë emër.
Të gjitha llogaritë në fjalë mbajnë emrin Madhu Shah dhe kanë të njëjtën foto profili.
Alarmi është ngritur nga shumë përdorues në internet, ndonëse ka edhe nga ata që besojnë se bëhet fjalë për një shaka.
Megjithatë, për të qenë të sigurtë që llogaria juaj në Facebook nuk do të bjerë në dorën e ndonjë keqdashësi mos e pranoni kërkesën e miqësisë nga ky emër./Klan