Një lajm i keq për ata që kanë qejf të bëjnë “selfie”: drita e telefonit që shkrepet (fleshi) rrezikon të përshpejtojë plakjen e lëkurës.
Në këtë përfundim ka arritur blogerja e njohur angleze, Mehrin Baig, e cila realizon çdo ditë rreth 50 foto të cilat i publikon në “Instagram”.
E shqetësuar rreth dëmtimit të lëkurës së saj, 26-vjeçarja u konsultua me një dermatolog. Pas kontrollit me skaner u arrit në përfundimin se drita e lëshuar nga telefoni në momentin e shkrepjes lëshon rreze HEV. Këto rreze dëmtojnë lëkurën dhe më konkretisht pjesën poshtë syve, ku poret nisin të zmadhohet gjithnjë e më shumë.