Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kufizohet dhënia e parave chash/ Azilkërkuesit në Gjermani i marrin ndihmat në kartë pagese

2024/04/23 at 8:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kufizohet dhënia e parave chash/ Azilkërkuesit në Gjermani i marrin ndihmat në kartë pagese

Në vend të parave në dorë azilkërkuesit tani i marrin ndihmat e parashikuara nga ligji në kartë pagese.

Sipas ekspertit gjerman, Herbert Brück, nëse karta e refugjatëve ka shumë pak funksione pagese, pengohet integrimi.

Kush vjen si refugjat në Gjermani dhe kërkon azil ka të drejtë të mbështetet në bazë të ligjit për kontributin ndaj azilkërkuesve. Kjo mund të jetë në formë mjetesh jetese, para në dorë apo bono. Tani ka edhe një mundësi tjetër, karta e pagesës, që kufizon dhënien e parave cash për ta. Bundestagu e ndryshoi në fillim të prillit ligjin për kontributin ndaj azilkërkuesve për të krijuar një kuadër ligjor për landet që japin kartën për refugjatët.

Eksperti gjerman për migracionin e tregun e punës, Herbert Brücker i bën thirrje landeve federale t’i pajisin me shumë funksione kartat e pagesës për azilkërkuesit dhe ata me leje të përkohshme, “duldung”.

“Nëse mundësitë e blerjes dhe konsumit kufizohen tej mase, kjo do të ketë efekt negativ në integrimin e këtyre personave”, tha Brücker për shërbimin mediatik evangjelist, epd. Mundësite e pagesës që kufizohen brenda një zone të caktuar ndikojnë në mobilitetin e tyre, reduktojnë kontaktet e azilkërkuesve dhe atyre me “duldung” me gjermanët dhe pengojnë kështu kërkimin e punës, ka thënë eksperti.

Probleme praktike të jetës së përditshme

Me përdorimin e kartës së pagesës për refugjatët lidhen shumë probleme që mund të ishin mënjanuar. Më problematike për ekspertin është tërheqja e parave nga automatët. “Refugjatët janë të kufizuar shumë përmes kësaj, sepse ka shumë gjëra në jetën e përditshme që mund të paguhen vetën me para në dorë.”
Po aq problematike është edhe një njoftim, që kartat të përdoren vetëm në dyqane të caktuara ose vetëm brenda qarkut. “Të gjitha këto kanë pasoja negative tek integrimi, psh. nëse ka kurse integrimi apo të gjuhës gjermane që janë jashtë qarkut të landit federal, por njerëzit e kanë të vështirë të shkojnë aty, për shkak se u mungojnë mundësitë e pagesës.” Po kjo vlen edhe në rast të kërkimit të një vendi pune.

Rregulloret për përdorimin e kartës së refugjatëve të vendosur së fundmi në Gjermani i përkasin si çështje landeve federale. Por ajo që dihet është se ato ndryshojnë nga landi në land.

“Për shkak se synimi është që të vështirësohet dërgimi i parave në vendet origjinë të refugjatëve, do të ketë kufizime”, është shprehur eksperti i Institutit për Tregun e Punës dhe Studimet e Profesionit dhe Institutit të Berlinit për Studimet e Integrimit dhe Migrimit në Universitetin Humboldt.

Sipas Brücker shuma e dërguar në vendlindje apo ajo që iu jepet kontrabandistëve si rregull është e ulët. Banka Federale ka llogaritur se në vitin 2023 paratë e dërguara në tetë vendet kryesore nga vijnë refugjatët kap shifrën e 829 milionë eurove. Por Brücker thotë, se shumë më tepër para dërgojnë në vendlindje migrantët që punojnë. Me të ardhurat që marrin refugjatët duhet fillimisht të jetojnë këtu, thotë eksperti, e “nëse mbeten 10 apo 20% që mund të dërgojnë në shtëpi, atëherë me kursim do duhen të paktën 5 vjet që të paguhet një kontrabandist”.

Kjo nuk është realiste dhe nuk ka evidenca, se kontrabandistët financohen përmes kontributeve të azilit. “Kjo hipotezë është kaq absurde, saqë deri më tani askush nuk e ka studiuar sistematikisht”, ka thënë Brücker./DW

Ju sugjerojmë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Para
Pse Bashkimi Europian nuk i sanksionon politikanët e korruptuar?

Pse Bashkimi Europian nuk i sanksionon politikanët e korruptuar?

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zjarri në urgjencën e QSUT, Koçiu: Ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik

Zjarri në urgjencën e QSUT, Koçiu: Ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik

TE FUNDIT

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com