Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

2025/08/17 at 3:53 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në selinë e Komisionit në Bruksel.


Siç citon “The Guardian”, ajo theksoi se qëndrimi i Evropës është se “kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë”. Komenti vjen pas raportimeve se presidenti rus Vladimir Putin bëri kërkesa territoriale në takimin e tij me Donald Trump të premten.

“Këto janë vendime që duhen marrë vetëm nga Ukraina dhe Ukraina. Dhe këto vendime nuk mund të merren pa Ukrainën në tryezë”, shton ajo.

Von der Leyen u shpreh se Bashkimi Europian do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën pavarësisht kohëzgjatjes së konfliktit. Ajo theksoi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shtoi se nuk duhet të ketë asnjë kufizim për forcat e saj të armatosura.

“BE-ja do të mbështesë Ukrainën për një ‘paqë të drejtë dhe të qëndrueshme’ për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ukraina është një vend sovran dhe duhet të jetë në gjendje të ruajë integritetin e saj territorial.”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Zelensky nga ana tjetër tha se është thelbësore që Europa të jetë “po aq e bashkuar tani” sa ishte kur filloi lufta në 2022, dhe se kjo do të ndihmojë që të arrihet “paqja e vërtetë”.

“Putini ka shumë kërkesa, por ne nuk i dimë të gjitha,” shton ai.

Ai thotë se do të marrë kohë për t’i shqyrtuar ato, por se është “e pamundur të bëhet kjo nën presionin e armëve”.

Zelensky shton se vijat aktuale të frontit në luftën e vendit të tij kundër Rusisë duhet të jenë baza për bisedimet e paqes. Po ashtu thotë se nevojitet një samit tripalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-ve, por Rusia nuk jep “asnjë shenjë” që kjo do të ndodhë.

“Dhe nëse Rusia refuzon, atëherë duhet të ndjekin sanksione të reja,” thotë ai.

Mes të tjerash presidenti ukrainas thotë se është mirënjohës ndaj Trump dhe SHBA-ve për dakordësinë për të punuar me Europën për t’i dhënë Ukrainës garanci sigurie, por se “nuk ka detaje se si do të funksionojë kjo”./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
Kronikë

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

10 Shtator, 2025 8:17 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Politikë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

10 Shtator, 2025 7:56 pm
Video/ Ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit në Nepal
Bota

Video/ Ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit në Nepal

10 Shtator, 2025 7:30 pm
“Bashkimi bën fuqinë”/ Besëlidhja e Lezhës, presidenti Begaj përkujton ngjarjen historike të 2 marsit 1444
Aktualitet

Begaj reagon për shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

10 Shtator, 2025 7:19 pm
“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë
Life Style

“Rrëzohet” Elon Musk,ky është personi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 2025 7:16 pm
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

10 Shtator, 2025 6:44 pm
Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
Bota

Izraeli vret 41 persona në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

10 Shtator, 2025 6:34 pm
FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
Sport

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

10 Shtator, 2025 6:01 pm
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
Bota

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 Shtator, 2025 5:22 pm
Para
Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

Vuçiç niset drejt Moskës

Protestat në Serbi,Vuçiç:Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
















TE FUNDIT

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit
10 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Durrësit. Një i mitur është mbytur aksidentalisht teksaka qenë duke...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
10 Shtator, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Kastriot Gurrës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të...

Lexo më shumë

Trump reagon pas rrëzimit të dronëve rusë në Poloni: Ja ku jemi…

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
10 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë reagimin e tij të parë, pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë....

Lexo më shumë

Video/ Ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit në Nepal

Video/ Ministri i Financave zhvishet dhe hidhet në lum nga protestuesit në Nepal
10 Shtator, 2025

Protestat e dhunshme që kanë përfshirë Nepalin kanë marrë një tjetër kthesë dramatike: një video virale tregon momentin kur ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com