Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kudo dhe kurdo me Vodafone… historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri

2023/05/19 at 5:10 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kudo dhe kurdo me Vodafone… historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri

“Një herë e një kohë, ndër male, lëshohej jehona e burrave, si i vetmi mjet komunikimi mes njerëzve që jetonin larg njëri-tjetrit.” Kështu nis dokumentari “Kudo dhe kurdo me Vodafone… historia e një revolucioni teknologjik në Shqipëri”, që u shfaq mbrëmë premierë në ekranin e madh të kinemasë, në prezencë të bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe ekipeve të Vodafone, në 21 vitet e operimit në tregun shqiptar.


Në këtë dokumentar shfaqet një histori e gjatë suksesi, ku e kaluara nostalgjike takohet me të tashmen digjitale dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe 5G-së. Dokumentari flet për kohët që ndryshojnë dhe se si në rrjedhë të saj Shqipëria, ashtu si të gjitha vendet e tjera të botës, e tejkaloi epokën e kabinave telefonike e të telefonave kabllorë dhe se si shqiptarët nisën të shijojnë liberalizimin e komunikimit dhe realitetin e ri teknologjik, deri edhe në zonat më të thella rurale. Kjo falë investimeve strategjike dhe vizionare në vend të kompanisë Vodafone, e cila hyri në treg në vitin 2001, për t’u ofruar shqiptarëve mundësitë e pafundme inovative në komunikim, arsim, punësim, biznes dhe argëtim.

Vodafone Albania, është pioneri i çdo zhvillimi teknologjik dhe digjitalizimit, që nga zgjidhjet IoT e deri në aplikacionet e përditshme… Duke vazhduar të bëjë gjithmonë ndryshimin në tregun shqiptar.

Ishte i pari që prezantoi në 2009-ën shërbimet Blackberry në vend. I pari që ofroi në 2010-ën teknologjinë 3G në Shqipëri. I pari për lançimin e teknologjisë 4G dhe 4G+, duke e përcjellë në një nivel edhe më të avancuar lundrimin në internet për klientët e tij. I pari që solli në Shqipëri eksperiencën 5G dhe sigurisht, i pari që përmes IoT (Internet of Things) po ofron zgjidhje inovatore në çdo fushë të jetës e biznesit, madje edhe në bujqësi. E, siç do të kuptonim gjatë pandemisë së Covid-19, përmes shërbimeve dhe nismave që ndërmori, Vodafone bëri që njerëzit të kuptonin dhe vlerësonin si kurrë më parë fuqinë dhe aftësinë e tenkologjisë për të na mbajtur të lidhur edhe kur jemi në izolim.

Një kompani pionere në biznes dhe teknologji nuk mund të jetë veçse e tillë edhe në gjuhën e komunikimit, në mënyrën se si i përcjell të rejat te publiku. Ndaj Vodafone Albania, ka konceptuar projekte të guximshme drejtuar të rinjve, siç është JUTH, si dhe ka sjellë histori të vërteta, të prekshme, ku kushdo e gjen veten… duke dalë kështu nga klishetë dhe kornizat.

Pjesë e kësaj filozofie janë bërë dhe shumë personazhe, sot të suksesshëm në treg, dikur imazhe të fushatave të mëdha të Vodafone. Alban Skënderaj, vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, Klea Huta, etj. dëshmojnë impaktin e jashtëzakonshëm që Vodafone Albania ka pasur në fillimet e karrierës së tyre. Ndërsa gazetarët si Bledi Fevziu e Lutfi Dervishi, flasin për dëshmitë e pakundërshtueshme të impaktit që Vodafone Albania ka pasur në komunitet, në media dhe në zhvillimin e vendit në çdo aspekt, aq sa Vodafone Albania cilësohet si “kompania ndërkombëtare, që u shkri me shpirtin dhe kulturën e shqiptarëve.

#KudoMeVodafone është bërë tashmë lajtmotiv edhe i blogerëve të udhëtimit teksa promovojnë Shqipërinë, por e vendit do të ishte edhe të thuhej #KurdoMeVodafone. Kur ka zjarre, si ato në Karaburun; kur ka tërmete fatale, kur vajzat dhe gratë dhunohen dhe kanë nevojë që teknologji si aplikacioni Brightsky t’u vijnë në ndihmë; kur të rinjtë kanë nevojë për të përmirësuar aftësitë digjitale, si Next Generation, apo kur ata duhet të kenë vende si TUMO, qendra më e madhe multi-funksionale e edukimit digjital të të rinjve në Shqipëri.

Janë 21 vite Vodafone, 21 vite përgjatë të cilave kompania më e madhe e telekomunikacionit ka arritur të bëjë gjëra të mëdha, të bukura, në transformimin e komunikimit e teknologjisë dhe ta bëjë jetën e shqiptarëve më të lehtë, falë rrjetit më të mirë e të shpejtë, fiks e mobile, të certifikuar për vite nga Umlaut! “Së Bashku Ne Mundemi të bëjmë gjëra edhe më të mëdha në vitet e ardhshme” është premtimi i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Balazs Revesz, i cili u prezantua për herë të parë në premierën e dokumentarit që solli 21 vitet e suksesit të Vodafone në Shqipëri.



Ju sugjerojmë

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
-U tha në Opinion

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

29 Maj, 2025 11:33 pm
“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
-U tha në Opinion

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

29 Maj, 2025 11:01 pm
Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
Emisionet

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

29 Maj, 2025 10:35 pm
Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
-U tha në Opinion

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

29 Maj, 2025 10:30 pm
Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria
-U tha në Opinion

Ja pse Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria

29 Maj, 2025 10:09 pm
Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…
-U tha në Opinion

Parashqevi Simaku rrëfen në Opinion daljen e parë në skenë: Po dridhesha…

29 Maj, 2025 9:52 pm
Rubio takohet me homologun maqedonas
Bota

Rubio takohet me homologun maqedonas

29 Maj, 2025 9:39 pm
Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin
Aktualitet

Qytetari sorrollatet 19 vjet për legalizimin

29 Maj, 2025 9:38 pm
Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë
Aktualitet

Vëllai i gjyqtares korruptoi prokuroren, punoi me bandat dhe u kthye në punë

29 Maj, 2025 9:27 pm
Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin
Kronikë

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësin

29 Maj, 2025 8:53 pm
Para
Opinion/ Çfarë duhet të bëjë opozita?

Opinion/ Çfarë duhet të bëjë opozita?

Bayer Leverkusen kapet me Mourinhon: E arriti qëllimin në mënyrë të shpifur

Bayer Leverkusen kapet me Mourinhon: E arriti qëllimin në mënyrë të shpifur

“Në Qershor do të merret rritja e pagave që nga 1 Prilli”

"Në Qershor do të merret rritja e pagave që nga 1 Prilli"
















TE FUNDIT

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri

Kirurgu me famë botërore vjen në Shqipëri
29 Maj, 2025

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë –...

Lexo më shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë

“Kurrë s’jam dashuruar”, Parashqevi Simaku: Por më kanë dashur shumë
29 Maj, 2025

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për...

Lexo më shumë

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025

Opinion – Rrëfimi i parë i Parashqevi Simakut! – 29 Maj 2025
29 Maj, 2025

Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit “Opinion” në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të enjteje, vjen historia...

Lexo më shumë

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku

Martesa dhe Hollywood-i? Rrëfehet Parashqevi Simaku
29 Maj, 2025

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com