Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kuçovë, ku një elektricist u rrëzua aksidentalisht nga shtylla ku po punonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa 58 vjeçari është transportuar në spital, ku po merr mjekim.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”