Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin “Skonto Stadions” me Letoninë. Kuqezinjtë zhvilluan ditën e djeshme stërvitjen zyrtare në Riga para ndeshjes me Letoninë. I vetmi që u përgatit veçmas ishte Arlind Ajeti. Shqipërisë i dihet tashmë mungesa e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjen ndaj Serbisë dhe nuk mund të përballet me letonezët.
Pjesa tjetër e lojtarëve u stërvitën për rreth 1 orë normalisht, me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike.
Për kuqezinjtë, kjo do të jetë sfida e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026. Në ndeshjen e 7 qershorit përballë Serbisë në stadiumin “Air Albania”, loja u barazua 0-0. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara në “Air Albania”, kuqezinjtë nuk ia dolën dot të marrin tre pikët.
Mundësinë më të mirë e kishte Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, pas 11 metërshit të fituar nga Hysaj. Rastet e tjera nuk munguan, me Brojën dhe Bajramin që gjithashtu iu afruan avantazhit, por gabuan në metrat e fundit. Ky është barazimi i parë për Shqipërinë në Grupin K, pas një fitoreje dhe një humbje në dy ndeshjet e para. Ndeshjen mund ta shihni vetëm në Tv Klan, ora 20:45.