Gianni De Biasi nderohet me çmimin special nga Federata Italiane e futbollit në ceremoninë e “Stolit të Artë”. Në eventin e organizuar në Coverciano ku u vlerësuan trajnerët më të mirë të futbollit italian gjatë sezonit të kaluar, De Biasi u vlerësua për arritjen që realizoi duke kualifikuar për herë të parë Shqipërinë në një kampionat europian.
Pasi mori çmimin e pankinës speciale trajneri i kombëtares kuqezi ua dedikoi atë futbollistëve të tij duke nënvizuar se “ky nder që iu bë nga Federata Italiane e Futbollit është një vlerësim i madh për të.
Ndërkohë trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri fitoi çmimin “Stoli i Artë” për vitin 2016. Trajneri i Juventusit kampion të Italisë, respektoi pritshmëritë, duke fituar vlerësimin si trajneri më i mirë në Serinë A në sezonin 2014-2015.