Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku qëndron Kina në konfliktin e Lindjes së Mesme?

2023/11/05 at 1:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ku qëndron Kina në konfliktin e Lindjes së Mesme?

Kina shprehet se dëshiron të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hamasit. Qeveria e Pekinit e dënon dhunën nga të dyja palët. Por në opinionin kinez gjen një atmosferë armiqësore kundër Izraelit.


Në bregun e lumit Huangpu në metropolin kinez të Shangait ngrihet një rrokaqiell me çati të gjelbër bakri. Në hotelin me emrin Peace Hotel kanë kaluar netët presidentët si Ronald Reagan dhe Bill Clinton, yje si Charlie Chaplin dhe George Bernard Shaw. Ajo që dihet më pak është se deri në vitin 1949 ky quhej Hoteli Cathay, i ndërtuar në vitin 1929 nga biznesmeni hebre, Victor Sassoon. Për disa vite ishte ndërtesa më e lartë e Shangait. Sassoon në vitet 20-të jetoi në Shangai dhe ngriti biznesin e tij.

Në Luftën e Dytë Botërore me mbështetjen e tij u ndërtua një lagje 2,5 kilometra katrorë, ku gjetën vend 20.000 hebrenj nga Europa që u arratisën nga përndjekja e nazistëve. Pas luftës dhe ardhjes në pushtet të komunistëve, shumë hebrenj u larguan nga Shangai. Victor Sassoon u detyrua ta shiste nën vlerë biznesin e tij tek Partia Komuniste. Ky rast tregon se si i trajtuan komunistët hebrenjtë dhe më vonë shtetin izraelit: me paragjykime. Gjatë Luftës së Ftohtë Kina u tregua rregullisht solidare me vendet arabe dhe ka votuar në kuadër të OKB kundër Izraelit. Vetëm në vitin 1992 Kina vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Tregtia me Izraelin në vend të parë

Që nga normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, Kina ka qenë para së gjithash një partnere tregtare. Në vitin 2023 janë këmbyer mallra në vlerë 22 miliardë dollarë me Izraelin. Në tetor kryeministri Netanjahu kishte planifikuar një udhëtim në Kinë, ku pritej të përmbyllej një marrëveshje e tregtisë së lirë me Kinën. Pas sulmit terrorist të Hamasit vizita është shtyrë.

Ndërkohë në çështjet politike Kina vendos një vijë të drejtë lidhjeje ngaIzraeli në SHBA, rivalja e madhe gjeopolitike e Kinës. Ambasadori kinez në OKB, Zhang Jun, i cili në nëntor ka marrë kryesinë e Këshillit të Sigurimit të OKB tha: “Kina i bën thirrje superfuqisë, që ka influencën më të madhe tek pala e prekur, të lerë mënjanë interesat e veta dhe baraspeshimet gjeopolitike e të ndërmarrë të gjitha përpjekjet t’i japë fund luftës dhe të rivendosë paqen.” Fjala ishte për SHBA, indirekt Zhang Jun aludoi për interes në luftë.

“Izraeli është një demokraci e konsoliduar, e bazuar në aleancën e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thotë Eberhard Sandschneider, politolog dhe partner në firmën konsultuese Berlin Global Advisors për DW. “Për këtë arsye Izraeli gjeopolitikisht sipas pikëpamjes kineze qëndron nën anën tjetër të asaj që Kina ka parasysh momentalisht, forcimin e një aleance antiperëndimore.”

Atmosferë antiizraelite

Në forumet online të mbikqyrura rreptësisht nga censura në Kinë shikohet një atmosferë antiperëndimore. Veprimet luftarake shikohen si “terrorizim i popullit mysliman më të dobët përmes popullit dukshëm më superior të hebrenjve.” Ky stereotip me nota raciste gjendet shpesh në mediat sociale kineze. Qindra komente armiqësore ndaj Izraelit u shfaqën tek faqja e ambasadës gjermane në Pekin në platformë Weibo. “Agresorë!”, shkruan dikush. Kurse tek një tjetër shkruhet, se “nazistët në Gjermani dhe Izrael janë bërë bashkë dhe dalin kundër njerëzimit.” Përgjigja e përfaqësisë gjermane ishtë e qartë: “është budallallëk me  brirë të karakterizsoh pa dallim të gjithë njerëzit si nazistë. Kush kombinon në profilin e tij flamurin e Izraelit me një kryq të Rajhut është ose i paditur ose një lloj maskarai pa ndërgjegje. Llogari të tilla tek ne bllokohen.”

Palestina relevante për Kinën 

Ndryshe nga zërat në opinionin publik, qeveria kineze thotë se është neutrale në konfliktin e Lindjes së Mesme. Megjithatë Kina e kritikon Izraelin. Vang Yi, ministri i Jashtëm kinez i shikon operacionet luftarake të Izrealit si “joproporcionale”. Ato kapërcejnë shumë qartë kufirin e vetëmbrojtjes. Njerëzit në Gaza nuk duhet të ndëshkohen kolektivisht, sipas Vang-ut.

Kina nuk mban marrëdhënie të rregullta me organizatën terroriste të Hamasit që ka  kontrolluar Rripin e Gazës. Por me PLO, organizatën çlirimtare palestineze në zonat palestineze që është e njohur nga 138 shtete të botës si shtet, por jo nga Izraeli, SHBA apo Gjermania. Kina në verën 2023 përmbylli një “partneritet të zgjeruar strategjik” me Palestinën. Në deklaratën përfundimtare pas bisedimeve mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit Mahmud Abas më 14 qershor 2023 thuhet se “Kina mbështet themelimin e një shteti sovran të Palestinës mbi bazën e kufijve të vitit 1967 dhe me Jeruzalemin lindor si kryeqytet. Kina mbështet rifillimin e bisedimeve të paqes mes Palestinës dhe Izraelit mbi bazën e parimit “tokë për paqe”, të rezolutave të qarta të OKB-së dhe zgjidhjes me dy shtete.”

Palestinezët heshtin për shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjang

Si shpërblim përfaqësuesit palestinezë mbështesin politikën “një Kinë”, sipas së cilës vetëm Republika Popullore është qeveria legjitime e Kinës. PLO ka bërë të sajën narrativin kinez, se në rajonin e banuar me shumicë myslimane, Xinjang “nuk bëhet fjalë për çështje të të drejtave të njeriu, por luftimin e terrorizmit, radikalizimit, separatizmit.” Në Xinjang Pekini ka kohë që ka instaluar një sistem përgjimi të fortë për të kontrolluar ujgurët.

Kina ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushta me PLO, thotë politilogu Sandschneider. “Kjo ka arsye historike. Mbështetja e lëvizjeve çlirimtare bën pjesë në linjat e politikës së jashtme kineze. Por jo kur bëhet fjalë për Xinjang apo Tajvanin”.

Nga viti 2019 Kina ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme. Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, i dërguar aktual, Zhan Jun ka telefonuar me palët në konflikt dhe disa vende arabe. Kina është për paqen, ka thëna Jun dhe e ka parë shkakun e konfliktit në dështimin për të mbrojtur të drejtat kombëtare të popullit palestinez. Sipas Sandschneider-it, Kina qëndroi larg konfliktit në Lindjen e Mesme dekadat e kaluara, por pamë se Kina po pozicionohej sa fundmi si ndërmjetësuese në afrimin e Arabisë Saudite dhe Iranit. Por një sukses i tillë nuk ka për t’u përsëritur në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. “Besueshmëria tek Kina nuk shkon shumë larg në këtë rast të veçantë mes Izraelit dhe Hamasit.”/DW

 



Ju sugjerojmë

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Bota

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

13 Shtator, 2025 7:01 pm
Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake
Bota

Kostoja e mbrojtjes/ Evropa, Rusia dhe shpenzimet ushtarake

13 Shtator, 2025 5:06 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës

13 Shtator, 2025 4:43 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump kushte për NATO-n: Mos blini naftë ruse

13 Shtator, 2025 4:07 pm
BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
Rajoni

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

13 Shtator, 2025 3:58 pm
FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm
Sport

FIFA njofton ndryshime në kalendarin e sezonit të ardhshëm

13 Shtator, 2025 3:36 pm
Para
Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 25 mijë franga zviceriane. Nën hetim 40-vjeçari

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 25 mijë franga zviceriane. Nën hetim 40-vjeçari

Blinken takon Presidentin e Autoritetit Palestinez në një vizitë në Bregun Perëndimor

Blinken takon Presidentin e Autoritetit Palestinez në një vizitë në Bregun Perëndimor

Deklarata për hedhjen e bombës atomike në Gaza, Netanyahu pezullon ministrin e ekstremit të djathtë

Deklarata për hedhjen e bombës atomike në Gaza, Netanyahu pezullon ministrin e ekstremit të djathtë
















TE FUNDIT

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
13 Shtator, 2025

Ky është Avishkar Raut, vjeçari që është kthyer në një simbol i protestave anti-qeverotare në Nepal. Raut bën një jetë...

Lexo më shumë

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
13 Shtator, 2025

“Ushtria izraelite ka vrarë fëmijën Mohammed Ramez Al-Sultan, lojtar i Al-Hilal Sports Club, së bashku me 14 anëtarë të familjes...

Lexo më shumë

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
13 Shtator, 2025

Krimi mbetet në thelb të politikës së Donald Trump, siç dëshmohet nga zhvillimi i një plani për të vendosur 1,000...

Lexo më shumë

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
13 Shtator, 2025

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com