Genci Xhixha është i kërkuar nga drejtësia shqiptare si personi që ka financuar dhe siguruar lëndën e kokainës, e cila vinte nga Kuba dhe përpunohej në laboratorin e Xibrakës, në Elbasan.
Hetimet e prokurorisë kanë zbardhur detaje për tentativën e dështuar për arrestimin e tij nga policia shqiptare.
Sipas prokurorisë, ai është njoftuar se po vëzhgohej nga policia, gjë e cila bëri të mundur që ai t’i shpëtojë një arrestimi të mundshëm.
Xhixha sipas hetimeve është larguar menjëherë nga Shqipëria, duke humbur përfundimisht të gjitha lidhjet me indentifikimin dhe vendodhjen e tij të mëtejshme.
Pas një viti, pyetja është; ku fshihet Genci Xhixha?
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se ai fshihet në Kubë, madje sipas tij, eksponentë të lartë të PS kanë bërë pushime ekzotike në shoqërinë e Xhixhës.
Ndërsa media shqiptare, ka zbuluar kohë më parë jetën luksoze të tij në Amerikën Latine, duke hedhur edhe hije dyshimi se koka e Xibrakës mund të jetë i fshehur atje…
Megjithatë, sot, kjo pak vlerë ka.
Ai vazhdon të jetë i lirë!