Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ku e keni Agaçion?!”, Berisha paralajmëron Gjiknurin: Damian mos kujto se je krejt mënjanë ti…

2025/02/27 at 11:01 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ku e keni Agaçion?!”, Berisha paralajmëron Gjiknurin: Damian mos kujto se je krejt mënjanë ti…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti sot se sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi, është arratisur nga vendi.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha deklaroi se laptopi i tij është sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas tij, ai laptop do zbulojë të gjitha vjedhjet kriminale të forcës në pushtet.

“Së dyti, ju propozoni këtu një akt që i diskriminon shqiptarët. Në qoftë se e zgjatni afatin për shqiptarët që janë jashtë, duhet të zgjatet edhe për ata që janë edhe brenda. Nuk mund të ketë dy standarde. Këto i bëni se si të shpëtoni, por u garantoj se asgjë në botë nga 11 maji nuk do u shpëtojë.

Po u vjen fundi nga njeriu që nuk guxon të vijë më në parlament. Nuk guxon të shkelë më në parlament. Që është bërë i shkallmuar me një gjuhë me të cilën meriton çdo epitet. Me një gjuhë të denjë… nuk e prish gojën unë, por një gjuhë qenefi. Sa herë flet, vetëm gjëra të tilla nxjerr. Atëherë pse nuk vjen ai këtu? Pse nuk vjen?

Dy arsye madhore janë që nuk vjen dot. Së pari, ku është Sekretari juaj i Përgjithshëm i kryeministrisë? Ku është Agaçio që dhuron edhe 30 hektarë? Ku e keni?

A keni përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë kur Sekretari i Përgjithshëm ia mbath dhe i mashtroni e thoni se është në spital?
Madje një ditë kur unë thashë se është arratisur, përhapni thashethemin se është në intubim.
Të gjithë ju këtë rrugë do ndiqni? Arratinë do ndiqni?
Tani, e dyta, laptopi është në prokurori. Ta dini mirë. Jeni të pashpresë. Laptopi është në prokurori.

Prandaj thirreni më mirë të vijë se sa t’u nxjerrë laptopi një nga një ju. Laptopi ka të gjitha vjedhjet e tmerrshme që ka bërë Edi Rama me grupin e tij.
Problemi i dytë i madh i dezekulibrimit të tij është dosja McGonigal. Ajo po shpërthen.
Damian, unë e di që ke thënë se të ka urdhëruar Edi Rama, por ka një ligj që thotë, urdhrat e paligjshëm mos i zbato. Prandaj mos kujto se je krejt mënjanë ti. Absolutisht jo. Edhe mbrëmë të doli emri, një ministër e shoqëronte.

A e kuptoni ju që keni në krye një njeri që korruptoi shefin e kryeinteligjencës së SHBA? Dhe një nga ata që bëri gjahun e shtrigave ndaj presidentit Donald Trump.
Çfarë mendoni ju se do mbyllet ajo siç u mbyll? Jo, absolutisht ajo dosje nuk mbyllet.

Damian, shko ku të duash, edhe në malin Atos po të shkosh, dëshmitar do të thirresh për Edi Ramën sepse është akti më flagrant i korrupsionit.
I ka dhënë 225 mijë dollarë nga zyra e tij.
Ato nuk ia ke dhënë ti, nuk them se ia ke dhënë ti. Por, po të pasur dijeni, ke dijeni të plotë për çdo gjë. Ndaj të garantoj se dëshmitarin e ke të sigurt, mos edhe më shumë. Më mirë pentito.

Pra, miq, e shihni se si është shkallmuar. Prisni kur t’i bjerë tavolinës me kokë tani. Jo me grusht, me kokë. Kur nuk ke asnjë parim, kur je i aftë të kryesh çdo krim, del një ditë ajo.
Së treti, janë 10 milionë dollarë dhe ajo është vetëm maja e ajsbergut, që janë dhënë për reformën në drejtësi Delina Ficos. Se sa ka marrë Linda Rama nga paratë e taksapaguesve, nuk e di njeri, por edhe ajo do dalë.

Prandaj të sillet ligji i desorofikimit të vendit këtu. Të presim me gërshërët e ligjit çdo lidhje me monstrën e njerëzimit, Xhorxh Soros dhe paratë e tij toksike.
Pse do mbani të gjithë ju këtë barrë të rëndë, kur një pjesë nuk keni lidhje me Sorosin?
Pse do mbani mëkatet e tmerrshme të Edi Ramës?
Pse do mbani ju aktakuzat e rënda të laptopit të Engjëll Agaçit?
Pse do mbani ju marrëdhënien kriminale të tij me McGonigalin?
Është koha, secili prej jush të zgjohet”, u shpreh Berisha.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Të kujtohet kur the ‘ma fute’ për Xhejms Trafikantin, mos mbaj shpresa kot 

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Të kujtohet kur the ‘ma fute’ për Xhejms Trafikantin, mos mbaj shpresa kot 

U prezantua si oficer i strukturave ligjzbatuese dhe kërcënoi me armë punonjësit e Policisë Bashkiake, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

U prezantua si oficer i strukturave ligjzbatuese dhe kërcënoi me armë punonjësit e Policisë Bashkiake, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

“Toyota Yaris”/ Berisha lexon mesazhet në Kuvend: Bundra luan dhe me Taon

“Toyota Yaris”/ Berisha lexon mesazhet në Kuvend: Bundra luan dhe me Taon

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com