Ditën e djeshme lajmi se Holanda ka kërkuar kthimin e vizave për shqiptarët, bëri bujë të madhe. Reagime të shumta erdhën nga radhët e opozitës, ku emra të njohur e komentuan këtë situatë si një alarm për shqiptarët. Ditën e sotme ka ardhur edhe një reagim nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili me anë të një statusi metaforik, thjesht ka bërë një ironizim të shkurtër për deklaratat e opozitarëve.
“Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë”- shkruan Bushati në ‘Facebook’, duke mos dhënë shumë sqarime.