Kthimi i pushuesve nga juglindja në drejtim të Tiranës apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, ka shkaktuar trafik të rënduar dhe bllokim qarkullimi që në fshatin Dragostunjë, rreth 5 km në drejtim të Librazhdit.
Ndërkohë trafiku i ngarkuar vijon më tej në drejtim të Elbasanit dhe Tiranës.
Në ritmet e këtij trafiku, drejtuesit e mjeteve pritet të qëndrojnë të bllokuar më shumë 2-3 orë.