Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kthesa rekord e Euros, ja me sa lek këmbehet sot monedha Europiane

2018/06/08 at 4:32 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro në pikiatë, monedha europiane nuk ndalet

Euro shënoi sot një forcim rekord ndaj lekut, duke u rritur brenda një dite të vetme me 2.33 lekë. Aktualisht një euro këmbehet me gati 127.6 lekë.

Kjo e premte solli një kthesë të fortë të zhvillimit të tregut të brendshëm valutor. Ky është forcimi ditor më i madh i euros ndaj lekut që nga viti 2002, kur monedha europiane hyri në qarkullim.

Që prej fillimit të vitit, euro ka shënuar rënie të vazhdueshme ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me gati 7% brenda një kohe të shkurtër. Por, dy ditë më parë Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg, duke blerë euro për të parandaluar rënien e mëtejshme të kësaj monedhe, pasi sipas bankës kjo mund të kishte pasoja negative për ekonominë.

Masa e Bankës së Shqipërisë duket se ka dhënë efekte të forta në treg, shkruan Top Channel. Krahasuar me tre ditë më parë euro është forcuar me mbi 3.4 lekë, duke u rikthyer sërish në nivelet e fillimit të muajit maj.

Por, çfarë po ndodh në tregun valutor? Burime nga Banka e Shqipërisë i thanë Top Channel se forcimi i euros është rezultat i shuarjes së panikut që ishte krijuar në treg.

Deri tre ditë më parë, të gjitha bankat, bizneset dhe individët që kishin nevojë për euro shtynin blerjen e tyre, pasi prisnin që kjo monedhë të binte më tej. Në krahun tjetër ata që zotëronin euro nxitonin ta shisnin atë sa më shpejt për të njëtën arsye.

Kjo çoi në rënien e shpejtë të monedhës europiane ndaj lekut. Por, vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ndërhyrë duket se ka qetësuar tregun valutor duke normalizuar pritshmëritë, çka jo vetëm ka ndalur serinë negative të euros, por ka sjellë edhe forcimin e saj, deri tani me ritme rekord.

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Para
Duhanpirësit duhet ta lexojnë patjetër. 5 hapa super efektive për të pastruar mushkëritë

Duhanpirësit duhet ta lexojnë patjetër. 5 hapa super efektive për të pastruar mushkëritë

David dhe Victoria Beckham dhurojnë për bamirësi rrobat që veshën në dasmën mbretërore

David dhe Victoria Beckham dhurojnë për bamirësi rrobat që veshën në dasmën mbretërore

Takimi Kim-Trump, Policia arreston gazetarët

Takimi Kim-Trump, Policia arreston gazetarët

TE FUNDIT

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
15 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e aksidentit ku humbi jetën një 59-vjeçar. Aksidenti ndodhi më datë 29...

Lexo më shumë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com