Kosova po përjeton makth të vërtetë. Mijëra familjarë që deri sot i kishin të shuara shpresat për të gjetur familjarët e tyre, tash po përjetojnë një dramë të re, një shok të ri.
Në mes shenjave të gëzueshme se mos ndonjëri nga të afërmit e tyre ka shpëtuar, shumë prej tyre do të tronditen edhe më shumë, kur kjo shpresë të humb, ndërsa goditja më fatale do të jetë për ato familje kur të kuptojnë se i afërmi i tyre ka ndërruar jetë për shkak se nuk ju ofrua mbështetja shtetërore, politike për ti këmbyer, apo për ti gjetur apo pse nuk arritën të bëjnë më shumë për ti shpëtuar dhe kthyer më parë në familje.
17 vjet larg familjes janë trishtim më vete, dhembje, jetë e ndryshuar, kujtime të shuara e ringjallje e pabesueshme!
Këtë po e përjetojnë mijëra shqiptarë, me të cilët duhet të jemi më solidar se kurrë!
Sejdi Thaçi, i zhdukur në janar të vitit 1999, bëhet e ditur se është kthyer në fshatin e tij, një javë më parë.
Mediat shkruajnë se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por në atë gjendje ka treguar se ka ardhur nga Serbia përmes veriut të Mitrovicës.
Po ashtu Thaçi sipas familjarëve të tij, ka treguar se ka edhe të zhdukur të tjerë që ai i ka takuar.
Për këto vuajtje të reja dikush duhet të jap llogari, e kush më parë se sa ata që negociuan gju më gju më Serbinë qe gati një dekadë!