Një karikaturë, që gjithsesi është përpjekur të nxjerrë pozitiv imazhin e Ministres së Inovacionit, Milena Harito. Nuk dimë cili është autori i kësaj karikature, por Harito, ka vendosur ta përdorë këtë imazh si kartolinë urimi për Vitin e Ri, shkruar me dorë.
Në qendër shihet Harito, nga ministrja e së cilës varet edhe DAP, ndërkohë që përreth qëndrojnë militantët e partive me ndërhyrjet e tyre për të zënë postet e administratës.