Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira ka shpërndarë në “Facebook-un” e saj videon e supervizores së “Call Center” që u bërrtet punonjësve në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Ajo me këtë postim i drejtohet punonjësve të saj, duke i treguar se kanë gjetur rehat me të. “Degjoheni pak ju punonjesit e mi:) se keni gjetur rehat ju:)!” – shkruan Rira. Në fakt për ironi të fatit ajo është e njohur për dhunën verbale që u shkakton punonjësve të saj, dhe madje është denoncuar edhe në emisionin “Stop”./Opinion.al