Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është paraqitur këtë të enjte në SPAK.
Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së Jorgo Goros në Prokurorinë e Posaçme.
Goro vijon të jetë ende në detyrë, pavarësisht se humbi zgjedhjet e 14 majit, pasi fituesi i garës Fredi Beleri, është arrestuar për blerje votash.