Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu niset për një vizitë në Washington. Ai do të jetë një nga folësit kryesorë në panelin për sigurinë në Mesdhe. Po ashtu z Mediu do të jetë i ftuar nga Presidneti i Heritage Foundation Senatori Jim De Mint në konferencën e Heritage Presidential Club. Përveç kongresmenëve dhe senatorëve të shquar, ekipit të Tranzicionit të Presidentit Trump në darken finale folesi kryesor do të jetë zv/ Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Mike Pense. Z Mediu do të zhvillojë edhe takime në Kongres dhe në Senat.