Kreu i LSI Petrit Vasili njëherësh ministër i Drejtësisë tha se politika e ditës prodhon shumë lajme por nuk jep zgjidhje.
Në përfundim të një takimi për rolin e shërbimit të provës në rehabilitimin e të dënuarve të mitur Vasili duke iu referuar ngërçit aktual tha se politika e ka të lehtë zgjidhjen, pasi gjërat i ka të qarta në tavolinë.
Vasili: Politika e ditës ka prodhur, prodhon shumë lajme por nuk prodhon zgjidhje. Kjo e sotmja ishte një shembull sesi dëshira e mirë mund të prodhojë zgjidhje të vështira sic ishte rasti i këtyre fëmijëve, mendoni sa e lehtë është zgjidhja nga politika shqiptare që i ka të qarta gjërat në tavolinë.
Ai paralajmëroi lajme politike gjatë gjithë ditës së sotme, duke uruar që ato të prodhojnë zgjidhje.
Vasili: Që nga kjo orë deri në 12:00 të darkës do të keni lajme politike, do ti prodhojmë me bollëk, por do të doja të prodhonin zgjidhje jo vetëm fjalë të ditës.