TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka folur sot për dosjen e 21 janarit e cila ka mbetur prej vitesh e pashqyrtuar nga kjo gjykatë.
I pyetur nga gazetarët mbi arsyet e vonesës së gjykimit të kësaj çështje, ai tha: “Kemi marrë masa për dosjen, ka patur një ruajtje të veçantë në kasafortën e Gjykatës së Lartë. Mendoj që çështja do trajtohet shumë shpejt”.
Më tej Zaganjori u shpreh: “Duhet të kemi parasysh ngarkesën e madhe që ka, është shumë voluminoze, por tashmë është gati relacioni dhe u është shpërndarë anëtarëve të Kolegjit Penal”.