Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës: Gruaja më kërkon divorcin!

2016/10/29 at 8:27 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Favoret seksuale/ Zbardhen dëshmia e gruas në Prokurori për gjyqtarin

“Goditja ime erdhi pikërisht në ditën kur 3 vjet më parë unë jam zgjedhur në krye të Gjykatës së Gjirokastrës, pikërisht në ditën kur vajza ime doli nuse nga shtëpia si ditë e enjte…Nuk është e vërtetë asgjë. Gjithçka është e manipuluar për të më dëmtuar profesionalisht dhe shkatërruar si familje. Deri tani e ka realizuar, sepse ime shoqe do të kërkojë divorcin…”
Guximtar Boçi, kryetari i Gjykatës së Shkallës I Gjirokastër, i pezulluar nga KLD-ja, flet për herë të parë për gazetën “Panorama” duke treguar në detaje sesi njihet me denoncuesen e tij Rudina I. në emisionin investigativ “Stop”.

“Do të vërtetoj në kohën e duhur me fakte dhe me prova gjithçka rreth komplotit që më është shkaktuar me këtë kosto kaq të lartë, siç është deri në shkatërrimin e familjes,” thekson ai duke konkluduar se gjithçka ka prapavijë politike.

Z.Boçi, e keni ndjekur audion që u shfaq në emisionin investigativ?

E kam ndjekur më vonë pasi është shfaqur, sepse kisha një gëzim familjar. Unë të enjten, në orët e pasdites, kisha çeljen e ceremonisë së dasmës së vajzës sime të madhe, Çeljetës, e cila martohet këtë të shtunë. Por sinjalet e shfaqjes së një materiali të tillë i mora kur po i gëzohesha festës së kolektivit të Gjykatës së Faktit apo dhe të Apelit dhe kolegëve të mi në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra, kisha ftuar të gjithë kolektivin në një darkë për nder të martesës së gocës sime të madhe. Imagjino, që këtu nis keqdashësia ndaj meje nga persona, interesi i të cilëve është shkatërrimi im familjar, profesional dhe moral.
E vërteta është se puthja që i kam dhënë ka qenë rutinë, si një puthje në faqe me dikë që takohesh dhe përshëndetesh kur largohesh me një miq, shoqe apo çdokush që e etiketon sit ë tillë. Unë këtë zonjë nuk e kisha as të afërt dhe asgjë, por thjesht i afrova një veprim që ajo e ka instrumentalizuar më vonë për qëllime dashakeqe.
Nuk e kam kërkuan unë, por ajo më ka gjetur në klub dhe është ulur pa e ftuar njeri dhe ka çelur biseda që unë nuk kam qenë kompetent për t’i zgjidhur.

A i keni kërkuar jo zonjës që të kishit raport të afërt?

Absolutisht jo. Është një trillim i pastër që shumë shpejt do të dalë një flluskë sapuni. E para sepse ka qenë inçizim audio dhe jo video. Pra, tendenca për të manipuluar audion sot është mjaft e sofistikuar me avancimin e teknologjisë.
Ka qenë një bombë për ne. Unë kam një grua të mrekullueshme dhe dy vajza, njëra prej të cilave vë vellon ditën e shtunë. Ka qenë i pabesueshëm ky fakt. Familja ime është tronditur deri në palcë me këtë përdorim të turpshëm të një audio-regjistrimi që përdoret si trofe nga zonja për të më baltosur mua dhe gjithçka që unë kam ngritur në jetën time.
Goditja ime erdhi pikërisht në ditën kur 3 vjet më parë unë jam zgjedhur në krye të Gjykatës së Gjirokastrës, pikërisht në ditën kur vajza ime doli nuse nga shtëpia si ditë e enjte. Dhe këto veprime të bëjnë të mendosh se janë rastësore? Jo kurrë! Unë nuk mendoj se janë tërësore, por janë tërësisht të qëllimta. Nëse zonja kishte diçka konkrete, përse nuk e dorëzoi momentet e para por priti një vit e gjysmë? Po pse pikërisht tani? Ka persona të tjerë që u duhet koka ime dhe gjetën këtë çështje për të fundosur. Kam menduar se pas kësaj pjese qëndron një pjesë e politikës shqiptare ajo pjesë që mua më ka votuar kundër në KLD.
Do të pres me qetësi të gjitha veprimet që do të ndërmerren, madje me dhimbje edhe divorcing që më prêt në fillim të javës nga bashkëshortja ime. Mua m’u shkatërrau familja në një moment gëzimi, siç ëhstë dasma e vajzës sime. Dikush do të japë llogari dhe unë pres që llogaridhënia të jepet sa më shpejt./Panorama.

Ju sugjerojmë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Para
Shembet ura mbi autostradë në Itali, 1 i vdekur e 5 të plagosur

Shembet ura mbi autostradë në Itali, 1 i vdekur e 5 të plagosur

Video/ Linda Morina në Zonë e Lirë: “Jam e virgjër!”

Video/ Linda Morina në Zonë e Lirë: “Jam e virgjër!”

Skandali në familjen Makri që e zbuloi ish-vjehrra muaj më parë dhe përfundoi me përgjimin e gjykatësit

Skandali në familjen Makri që e zbuloi ish-vjehrra muaj më parë dhe përfundoi me përgjimin e gjykatësit

TE FUNDIT

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Burrë e grua të plagosur me armë zjarri, vajza e tyre e lënduar. Është ky bilanci i një ngjarjeje sa...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com