Teksa kanë kaluar disa ditë nga mbledhja e Kryesisë së PD-së, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi ka thirrur grupin parlamentar.
Bardhi ka njoftuar kolegët për mbledhjen e grupit ditën e hënë te Kryesia e Kuvendit.
“Nesër, e hënë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, tek salla e grupit në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Bardhit për deputetët e PD.
Kujtojmë se në mbledhjen e 6 qershorit që zgjati deri në orët e para të mëngjesit të datës 7, kryesia e PD vendosi të mbajë zgjedhje më 29 korrik për kryetarin e ri të PD-së, duke dalë kundër platformës së propozuar nga grupi i deputetëve, të cilët kërkuan fillimisht riorganizimin e partisë me zgjedhjet në seksione e degë dhe në fund zgjedhjen e kryetarit.
Mbledhja u shoqërua me tensione, ku militantët e ish-kryetarit, Lulzim Basha, ofrnduan dhe i përplasën me deputetët Saimir Korreshi, Gazmend Bardhi dhe Dashnor Sula.