Partia Demokratike në mbledhjen e sotme të kryesisë ka propozuar shkarkimin e Edi Palokës nga posti i Kryetarit të Këshillit Kombëtar. Burime për Opinion.al bëjnë me dije se ky vendim pritet të merret gjatë ditës së nesërme në mbledhjen e njoftuar të Këshillit Kombëtar.
Kujtojmë se më herët Paloka në një publikim në rrjetet sociale e konsideronte pa tagër të kryesisë, mbledhjen e Këshillit./Opinion.al