Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Blendi Kasmi ka ndërhyrë në lidhje telefonike në Opinion, ku ka sqaruar gjyqin me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku është përfshirë kjo gazetë, pas publikimit të një shkrimi ku akuzon LSI, për blerjen dhe manipulimin e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, në qytetin e Shkodrës.
Telefonata e zbardhur e Blendi Kasmit
“Kemi një proces të hapur me LSI-në. Ata na kanë paditur dhe procesi i radhës është me datë 2 shkurt
Kemi marrë pjesë në të gjitha seancat.Në seancën e fundit përfaqësuesi i LSI-së, kërkoi që ta zgjidhnim çështjen me pajtim.
LSI kërkonte të tërhiqej nga padia?
Ramë dakord që të shkonim në një zgjidhje pajtimi
Gjyqtari na dha kohën për pajtim. Jemi takuar me avokatin e LSI-së, na dha disa variante. Por që nga ajo ditë nuk kemi kontaktuar më për ofertat.
Nuk kemi arritur akoma në pikën se si do të arrijmë pajtimin, do e përgënjeshtrojmë apo jo.
A i qëndroni shkrimit?
Manipulimin dhe blerjen votave nga LSI në Shkodër. Kanë qenë edhe media të tjera që e kanë publikuar.
Ne do të pajtohemi vetëm me ato kushte që i qëndrojnë të vërtetës së lajmit. Dhe ne i qëndrojmë këtij shkrimi”
Më poshtë, video ku gazetari Cim Peka flet për padinë që LSI ka ngritur ndaj gazetës RD, për një shkrim ku LSI akuzohet për vjedhjen e votave në Shkodër..