Lajmet e disa mediave të huaja për lidhjen e lëndës narkotike të prodhura në Lazarat, por edhe në zona të tjera të vendit, me terroristët e të ashtëquajturit Shteti Islamik, Prokurori i Përgjithshëm, Ardriatik Llalla, i ka quajtur prodhim të fantazisë dhe pa asnjë bazë reale.
Kreu i Prokurorisë zgjodhi Gjirokastrën, ku bëri analizën e punës së Prokurorisë së këtij rrethi, për t’u përgjigjur përmes fakteve, shkrimeve të gazetës britanike “Daily Mirror” dhe italianes “Corriere Della Sera”.
Edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pati të njëjtin qëndrim një ditë më parë. Ai u dërgoi letër redaksive të dy gazetave, duke theksuar se lajmet e dhëna prej tyre ishin tërësisht të pavërteta.
Përsa i përket kultivimit të drogës në Gjirokastër, Kryeprokurori Llalla tha se nga të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme konstatohet se, kjo problematikë ekziston në disa zona të tjera të qarkut, por jo më në Lazarat dhe këto raste janë në proces hetimi.
Tv Klan