Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurori Çela i ul të gjithë ‘me këmbë në tokë’, apel për drejtësinë

2020/03/03 at 10:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kryeprokurori Çela i ul të gjithë ‘me këmbë në tokë’, apel për drejtësinë

Një konferencë për sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme ka mbledhur sot në një tryezë disa nga autoritetet më të larta të sistemit të Drejtësisë dhe ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim si dhe ambasadorin e BE, Luigi Soreca.


Dy ambasadorët bën thirrje që drejtësia të veprojë dhe premtuan mbështetjen e tyre. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e lidhi situatën me marrjen e rekomandimit pozitiv nga KE për negociatat, një meritë e të cilës siç tha ajo ishte dhe Reforma në Drejtësi.

“Më vjen mirë që koncidon me një lajm pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke nënvizuar rezultatet e reformës në drejtësi. Si ministre dëshiroj të nënvizoj rolin thelbësor të saj. Integrimi europian është një aspiratë e shqiptarëve, një ëndërr e papërmbushur. Është detyrë e gjithë institucioneve të drejtësisë. Është sfida jonë e përbashkët për të bashkërenduar veprimet tona, për të siguruar rezultate të prekshme. Reforma në drejtësi ka sjellë një kontribut në reformimin e drejtësisë penale. Ndryshimet ligjore i dhanë rol të ri prokurorisë duke garantuar pavarësi të plotë në hetim”, tha ministrja Gjonaj.

Por kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela e përshkroi situatën si emergjente bëri një apel për të qenë më me këmbë në tokë teksa bëri një përshkrim të sistemit të ri.

“Ndërkohë që reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime rrënjësore nga pikëpamja strukturore në ngrehinën e drejtësisë, suksesi i shumëpritur do të mbetej i skicuar vetëm në imagjinatën e krijuesve dhe promovuesve të saj nëse njerëzit që do të mbeteshin apo do të hynin brenda kësaj ngrehine do të vazhdonin të gëlonin në moçalin e apatisë dhe mediokritetit, duke pritur që ndryshimet të vinin sërish nga një botë tjetër, e huaj dhe e pakuptueshme për ta, por që kishte zgjidhjet magjike dhe për problemet më të thjeshta për të cilat mjafton vetëm forca e vullnetit të mirë për t’u dhënë zgjidhje. Reformat nuk janë qëllim në vetvete dhe as zgjidhja finale e problemeve. Ato janë instrumenti që duhet të krijojë kushtet e favorshme për zhvillimin e një realiteti të ri, me synim progresin shoqëror. Reforma në drejtësi është ende në proces, pasi ndërkohë që është miratuar një infrastrukturë e tërë ligjore për funksionimin e sistemit të drejtësisë, institucionet e reja janë ngritur vetëm pjesërisht. Edhe pse procesi i vettingut nuk ka arritur ende në mesin e rrugëtimit të tij nga pikëpamja sasiore, organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota”, theksoi Çela.

Ai vazhdoi duke thënë se pas reformës, prokuroria është një nga institucionet që ka pësuar ndryshimet më të mëdha dhe kjo ka krijuar edhe paqartësi të cilave u duhet dhënë kohë për tu kapërcyer. Por ai shtoi se në vizionin e ri të Prokurorisë duhet forcuar pavarësia dhe rritja e përgjegjshmërisë së prokurorëve. Një theks të fortë ai vendosi dhe tek masat e reja që do të ndërmerren për të luftuar krimin ekonomik dhe informalitetin.

“Ne do të propozojmë sot ndërmarrjen e disa hapave konkretë për përmirësimin e kapaciteteve tona në hetimet që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale dhe krimin financiar, duke synuar krijimin e  një ambienti mbytës ndaj gangrenës së informalitetit që ka gërryer për 30 vjet sistemin ekonomik në vend dhe është kthyer në pengesë për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik”, tha Prokurori i Përgjithshëm”, tha Çela.

Në fjalën e tij ambasadori Soreca tha e ka ardhur koha që sistemi në drejtësi të jetë sa më efikas e t’i shërbejë popullit shqiptar.

“Arritjet e fundit në sistemin e drejtësisë janë tepër të rëndësishme edhe për brezin e ri të prokurorëve dhe gjykatësve. Duke parë rezultatet e arritura kemi objektivin të kërkojmë përpara. Sistemi gjyqësor përballet me vështirësi në tërësi, sistemi duhet të jetë më efikas. Të miratohen më shumë të drejta për njeriun, më shumë hetime proaktive. E di që është më e thjeshtë të flasësh se sa të veprosh, por duhet profesionlizëm për të ecur përpara. Euralius është i gatshëm për asistencë. BE ka dhënë 34 mln euro në lidhje me këto reforma, për ta bërë sistemin më efikas dhe kjo është puna jonë. Vitet e ardhshme ta bëjmë më efikas sistemin në drejtësi, që t’i shërbejë popullit shqiptar. Jemi për një sistem gjyqësor transparent, reforma në drejtësi është motori për ta bërë vendin të ecë përpara”.

Ambasadorja Kim bëri thirrje që fajtorët të dënohen dhe të goditet korrupsioni.

“2020 është një vit i madh në rrugën e Shqipërisë drejt BE, jemi të emocionuar dhe nder për ne që qëndrojmë pranë Shqipërisë, reformat që po ndërmerr janë shumë të rëndësishme po edhe shumë të vështira. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime në sistemin në prokurori dhe është koha që të fitohet besimi i publikut. Duhet të sigurojmë qëndrueshmëri. Muaj e kaluar kanë treguar që shumë individë kanë qenë të gatshëm që t’i bashkohen sistemit të drejtësisë. Jemi mirënjohje për kontributin e këtyre individëve, dhe për kurajon e tyre, siç është zyra e prokurorisë, SPAK, që do të ketë një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi për të luftuar krimin. Shqipëria duet të ecë përpara në forcimin e ligjit. Duhet t’i jepni fund korrupsionit pasi kjo po e ndalon Shqipërisë që të jetë aq e mirë sa duhet të jetë. Në 2019-ën, zyra e prokurorit të përgjithshme punësoi një numër koordinatorët. Fakti që shumë individë kanë pranuar që të bëhen pjesë e kësaj, është vërtetim i reformës në drejtësi. Dua të vë në dukje dhe rëndësinë e koordinimit. Ju bëj thirrje që komunikoni me njëri-tjetrin, për të çuar drejtësinë përpara. Prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi s’duhet të vuaj. Mos lejoni fajtorët që të shpëtojnë dhe mos i lejoni të pafajshmit që të vuajnë. Duke vepruar krah ligjit, SHBA do ju përkrah.”, tha ambasadorja. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
Prania a Gjonajt në konferencën e Prokurorisë sjell reagimin e Presidencës

Prania a Gjonajt në konferencën e Prokurorisë sjell reagimin e Presidencës

Koronavirusi/ Manastirliu jep rezultatet e testeve të reja

Koronavirusi/ Manastirliu jep rezultatet e testeve të reja

Grabiten 50 mijë euro, si u mashtrua ‘sy më sy’ kambisti në Fier

Grabiten 50 mijë euro, si u mashtrua 'sy më sy' kambisti në Fier
















TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com