Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë e tij dhe për kontaktin e tij të parë me fenë.
Edhe pse në kontrollin e rreptë të sistemit komunist, ai rrëfenë se në lagjen e tij brenda lagjes flitej për fenë, por gjithmonë duke u treguar të kujdesshëm.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi, thotë se për herët të parë ka lexuar Ungjillin dhe aty kuptoi që dëshironte që t’i dedikohej fesë.
Po ashtu, ai rrëfen edhe se si arriti të shpëtojë nga kontrolli i sigurimit nëpërmjet drejtorit të shkollës.
“Kur ishim të vegjël nuk i kuptonim të gjitha. Njëherë komshia na mori njëherë me fëmihjër e tjerë dhe na dëroi te kisha në qenbdër dhe ai imazhi na ka mbetur në mendje. Unë jam lindur dhe rritur në rrugën Qemal Satafa, jo shumë larg shkollës së kuqe. Ishte një lagje e veçantë dhe nga bisedat që bëheshin, njerëzit shprehnin disa mendime dhe tani rri e mendoj si nuk u arrestuan të gjithë. Kishin repsket për familjet dhe nuk bënin denoncime. Rrugica ku banonim ne ishte një rrugicë qorre dhe ne nuk kishim as çelës për të mbyllur derën se ne kishim një frymë ndryshe. Kur u tranferova në lagje tjetër ndihej dallimi por atëherë ishim rritur dhe kishim një marrdhënie të ndryshme, por jo me atë frymë që kishim në lagjen e vjetër. Në atë lagje isha deri në moshën 20 vjeçare kisha marrë formimin të plotë. Unë besoj ndoshta klasa e pestë ose e gjashtë, nga bisedat që bënin prindërit për fenë dhe kjo transmetoheshin tek ne. Të vjetërit dëgjonin dhe radio të huaj, Zërin e Amerikës për shembull. Ne jemi rritur në një familje të madhe 8 fëmijë dhe kur isha i vogël… xhaxhai kishte gjashtë edhe komshinjtë po ashtu dhe ndihesha i mbrojtur dhe kështu bëhesh më social, sot janë të izoluar fëmijët. Në atë kohë isha i gëzuar dhe kisha shumë dëshirë të lëxoja shumë libra, mësova italisht dhe frëngjisht dhe kisha mundësi të lexoja edhe libra të tjerë. Më vonë e kam kuptuar që qenia njërëzore është gjithmonë në kërkim të diçkaje dheduhet zbuluar se çfarë kërkon. Duke kërkuar këtoi libra më ra në dorë një ungjillë në frëngjisht, isha në maturë. Kur e lexova ndieva diçka ndryshe, unë e quaj një sinjal psikologjik. Besova se është e vërtëtë. Mënyra e fjalëve, mënyra se si shkruhej. Kru lexova ungjillin kuptova që gëzimi mu kthye përsëri, falenderova zotin që më kthyu përsëri gëzimin e fëmijërisë. Kur e lexova, nuk e lexova në kuptimin intelektual, ndieva një llojë fryme që nuk kishte njëlloj shpjegimi. Mësova të kuptoja shprhejn që Perëndia është mbi arsye, por jo jashtë arsyes. Bisedova me shokët madjeve dhe disave ua dhjash ta lexojnë ungjillin. Rreth 24 vjeç pata një lidhje miqësore me Petro Zhein. E njoha nëpërmjet një mikut tim dhe filluam me bisedat rreth besimit. Petro Zhei ishte një gjeni dhe shikonter një marrëdhënie të thellë dhe në dimesionet të tjera. Dhe bisedat tona shkon edhe deri në orën 3. Unë isha i ndërgjegjëshëm edhe për rrezikun që ishte në atë kohë. Më vonë më thanë që sigurimi kishin kërkuar që të shikonin dollapin tim në shkollë, por drejtoir nuk i la i refuzoi. Kishte një lloj sigurie se daja i tij ishte Spiro Koleka. Po të kishin hapur dollapin aty i kisha librat”-tha Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi.