Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeparlamentari izraelit: Shqipëria, lider në Ballkan për luftën e antisemitizmit

2023/01/26 at 11:17 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Kuvendi i Shqipërisë këtë të enjte ka mbajtur një seancë të posaçme për të përkujtuar viktimat e Holokaustit.

Një mesazh drejtuar deputetëve shqiptarë ka patur kreu i parlamentit të Izraelit, ose siç njihet ndryshe Kneseti, Amir Ohana. Ohana përshëndeti deputetët për organizimin e seancës së posaçme duke përkujtuar të kaluarën ndërsa tha se Shqipëria është një pioner dhe një lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit.

Ndër të tjera Ohana u ndal edhe te sulmi kibernetik i Iranit dhe u shpreh se Shqipëria e ka përjetuar nga afër sjelljen brutale të Teheranit. Këto rrethana, sipas tij forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve.

 “Shkëlqesia juaj, kryetare e parlamentit, Lindita Nikolla. Të nderuar deputetë të parlamentit, të nderuar miq, zonja dhe zotërinj. Ndërsa shënojmë ditën ndërkombëtare të përkujtimit të Holokaustit është një nder i madh për mua si kryetar i knesetit të shtetit të Izraelit, t’ju drejtohem juve dhe popullit shqiptar. Ne në Izrael e njohim dhe e vlerësojmë popullin shqiptar. Në rrethanat më të vështira dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre, shqiptarët vepruan për të mbështetur hebrenjtë gjatë holokaustit dhe për të shpëtuar shumë prej tyre nga regjimi shtypës nazist. Numri shqiptar ndër kombe është frymëzues dhe zemërgjerë. Izraeli do t’i jetë përjetë mirënjohës popullit shqiptar për guximin përballë një të keqeje të tillë. Dëshiroj t’ju falenderoj ju deputetë të parlamentit për miratimin me empati dhe pa mëdyshje të kufizimit të IHRA-s për antisemitizmin në tetor 2020. Në shumë mënyra Shqipëria është një pioner dhe një lider i vërtetë në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftimin e antisemitizmit. Ne e vlerësojmë thellësisht përkushtimin parimor të vendit tuaj ndaj këtij qëllimi. Sigurisht ka ende shumë punë për t’u bërë. Ne jemi dëshmitarë të një rritje të madhe të anti-semitizmit në mbarë botën dhe në Evropë në veçanti. Hebrenjtë në mbarë botën nuk ndihen të sigurt duke ecur në rrugë të veshur me kipe dhe duke veshur simbole të tjera fetare në publik. Izraeli, si shtëpia e popullit hebre, veçohet vazhdimisht dhe turpshëm në forumet ndërkombëtare. Ky diskriminim nxitet nga stereotipet dhe simbolet e vjetra antisemitike. E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që një vend si Irani kërcënon publikisht dhe hapur se do të shkatërrojë Izraelin dhe ndërsa ai marshon drejt marrjes së armëve bërthamore. Këtë vit Shqipërisë iu desh të përjetonte nga afër sjelljen  brutale të Iranit. Këto rrethana na kërkojnë të forcojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha nivelet. Ne duhet të punojmë së bashku për të promovuar një botë më të sigurt, më të lirë, në mënyrë që tragjedia e patregueshme e Holokaustit të mos përsëritet kurrë më”, tha Ohana.

Ju sugjerojmë

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
Bota

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

28 Nëntor, 2025 10:31 pm
Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Bota

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

28 Nëntor, 2025 9:10 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

28 Nëntor, 2025 8:36 pm
Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
Bota

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

28 Nëntor, 2025 8:02 pm
Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it
Bota

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

28 Nëntor, 2025 7:19 pm
Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë
Te Fundit

Peshkaqenët misteriozë të thellësive po zhduken për kozmetikë

28 Nëntor, 2025 7:08 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen 8 automjete

28 Nëntor, 2025 6:47 pm
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz
Bota

Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz

28 Nëntor, 2025 6:39 pm
Itali, greva e transporteve paralizon vendin
Bota

Itali, greva e transporteve paralizon vendin

28 Nëntor, 2025 6:06 pm
Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Poloni-Shqipëri

28 Nëntor, 2025 5:16 pm
Para
Armë dhe shtëpi bari, burg për Krasniqin:Jam invalid, lekët i doja për arsye shëndetësore

Armë dhe shtëpi bari, burg për Krasniqin:Jam invalid, lekët i doja për arsye shëndetësore

Kuvend/ Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren (Video)

Kuvend/ Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren (Video)

Takimet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI,Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat

Takimet e Ramës me ish-zyrtarin e FBI,Kuvendi rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat

TE FUNDIT

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?

Kush është Andriy Yermak, aleati më i besuar i Zelenskyt dhe “numri 2” i Ukrainës?
28 Nëntor, 2025

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës dhe Zyra Speciale e Prokurorit Kundër Korrupsionit (SAPO) bastisën ambientet të lidhura me...

Lexo më shumë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
28 Nëntor, 2025

Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të...

Lexo më shumë

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike

Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
28 Nëntor, 2025

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi mbrëmjen e sotme një ceremoni në Presidencë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së vendit. Në fjalën e...

Lexo më shumë

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima

Operacion izraelit në Sirinë jugore, 13 viktima
28 Nëntor, 2025

Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com