Një 23-vjeçar nga Pogradeci, është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me gruan e tij të mitur.
E. Sulollari i komunitetit Rom, është martuar me shtetasen 12-vjeçare S.A edhe kjo e komunitetit Rom.
Mirëpo nuk e ka menduar që kjo martesë do kthehej për të në një kalvar gjyqesh dhe izolimesh në qeli. Pasi kanë vendosur të martohen me pëlqimin e prindërve, dy të rinjtë kanë jetuar tek një shtëpi te ish-komunalja, rruga “Myslym Keta” të qytetit Tiranë.
Por pa kaluar shumë ditë nga kjo bashkëjetesë, 23-vjeçari është arrestuar nga policia në datën 15 shtator 2015, duke u akuzuar për “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.