Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministrja e Serbisë: Keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit

2021/02/16 at 8:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministrja e Serbisë: Keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se është për keqardhje që lideri i partisë fituese të zgjedhjeve në Kosovë, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk është një përparësi e tij.


“Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, tha Bërnabiç.

Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. Këtë e argumentoi me faktin se më shumë se gjysma e botës nuk e njohin Kosovën. Bërnabiç shtoi se Kosova “nuk mund të negociojë anëtarësimin në BE” pasi pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin si shtet.

“Ne jemi këtu për dialog”, tha ajo në një konferencë për media.

Pas daljes së rezultateve preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbinë nuk është përparësi e tij, pasi siç tha, kjo është një përparësi e gjashtë apo e shtatë për qytetarët e Kosovës.

“Prioriteti ynë është punësimi dhe drejtësia”, tha Kurti, duke shtuar se nëse Kosova është e dobët në aspektin ekonomik, Serbia nuk do të respektojë asnjë marrëveshje.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropina kishte filluar para dhjetë vjetësh. Pas një ngecjeje gati dyvjeçare, procesi rifilloi verën e vitit të kaluar. Por, për shkak se Kosova shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, raunde të reja të bisedimeve në nivel të lartë nuk ka pasur që nga vjeshta e vitit të kaluar, ndërkohë që janë zhvilluar vetëm disa takime në nivel të ekspertëve.

Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut.

Etiketa: albin kurtibernabicdialogkosoveserbi


Ju sugjerojmë

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

19 Janar, 2026 9:18 am
Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
Kryesore

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

19 Janar, 2026 9:10 am
Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë
Bota

Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë

19 Janar, 2026 8:51 am
39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë
Bota

39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë

19 Janar, 2026 8:49 am
Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike
Aktualitet

Rama publikon pamjet me dron nga Dardha: Magjike

19 Janar, 2026 8:45 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 janar 2026

19 Janar, 2026 8:41 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, 19 janar 2026

19 Janar, 2026 8:40 am
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Para
Rama publikon video nga COVID 2, reagon Basha: Shëndetësia në kolaps

Rama kërkon mandat të tretë, Basha: Ik rri me familjen tënde

DASH thirrje Kosovës t’i japë përparësi dialogut me Serbinë

DASH thirrje Kosovës t'i japë përparësi dialogut me Serbinë

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”
















TE FUNDIT

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
19 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë që ndodhi në Adamuz të Spanjës, ku përplasja e dy trenave i mori...

Lexo më shumë

Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët rikthehen në Kuvend

Seancë maratonë në Kuvend, diskutime për programin qeverisës
19 Janar, 2026

Kuvendi sot rikthehen në punë, në mes të një klime të tensionuar politike. Punimet e sesionit të ri parlamentar do...

Lexo më shumë

Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë

Groenlanda/ SHBA-të paralajmërojnë Evropën: Beteja jonë është e vërtetë
19 Janar, 2026

Kërcënimet për një pushtim të Grenlandës nga SHBA- të vazhdojnë të trondisin marrëdhëniet transatlantike. Dje, Donald Trump konfirmoi se do të...

Lexo më shumë

39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë

39 viktima nga përplasja e dy trenave në Spanjë
19 Janar, 2026

39 persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy trenave në Andaluzi në Spanjë. Sipas raportimeve edhe numri i të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com