Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministrin e kemi ne, o me ne o me barkun bosh, kur të thonë je i mençur, por të trajtojnë si budalla

2016/09/09 at 3:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryeministrin e kemi ne, o me ne o me barkun bosh, kur të thonë je i mençur, por të trajtojnë si budalla

Nga Dritan Laci

Të dielën populli i Dibrës do të drejtohet edhe njëherë në kutitë e votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, pas shkarkimit nga detyra për kërkim favoresh seksuale në këmbim të vendit të punës të ish-it Shukri Xhelili. Një betejë e ndezur midis një mjeku të majtë dhe një ish-zv/ministri të djathtë, ku palët po përdorin çdo formë intimidimi për të mundur njëri-tjetrin në këtë garë, e cila për hir të zhvillimeve që pasuan por edhe afrimit të ethshëm të zgjedhjeve parlamentare, është kthyer në një test të fuqishëm prove për dy kampet politike. Ku krahas premtimeve nuk mungojnë edhe presionet ndaj votuesve. Pikërisht ndaj atyre votuesve dibranë, që po këta politikanë ndërsa u thonë jeni populli më i mençur, po këta u thonë nga krahu tjetër votoni për ne se ndryshe e dini vetë ju.

Ashtu sikurse ndodhi sot në tubimin e fundit elektoral të së majtës, ku Sadri Abazi një nga eksponentët më të pasur të Partisë Socialiste pasi u tha dibranëve që ju jeni një popull që nuk shiteni, nuk vonoi as dy fjali më tutje tu thoshte se kryeministri Rama do të jetë kryeministri i Shqipërisë edhe për 10 vitet e ardhshme. Duke lënë të kuptohej se ju bëni si të doni por ne kemi qeverinë. Dhe duke pasur qeverinë ke edhe gurin edhe arrën në dorë. Dhe në këtë rast dihet se kush është guri dhe arra. Buxheti që qeveria jep për këto zona të varfëra, të cilat vuajnë jo pak për shërbime; rrugë, shkolla, spitale e me radhë.

Pak a shumë si ajo shprehja: “topin e kam unë, penalltinë e gjuaj unë”. Këtë deshi tu thoshte dibranëve të mençuar Sadri Abazi sot në Dibër. Ju votoni si të doni, por mirë është ta mendoni para se votën në kuti ta shpenzoni.

E thënë shqeto në një sistem demokracie ajo që tha sot Sadri Abazi mund të quhet kërcënim i drejtpërdrejt për demokracinë. Se përse duhet të votojnë dibranët edhe një pushtet ekzekutiv që e kanë të majtët edhe një pushtet lokal që e kanë po të majtët. Atëherë nuk kemi pse të kemi zgjedhje. Mjafton të rrinin në sistemin njëpartiak, ku Partia kishte pushtetin, Partia zgjidhte edhe delegatët që populli do të zgjidhte deputet në Kuvendin Popullor, Partia zgjidhte edhe kryetarin e rrethit që merrte vesh edhe nga puna në miniera, edhe nga plani i jonxhës dhe i qumështit, edhe kush duhej të shkonte mësues në mal dhe në qytet.

Të thuash që fjalët e Sadri Abazit janë thjesht një lajthitje e pamenduar, këtë nuk mund të thuash, po të shikosh buxhetet që qeveria e majtë u ka akorduar bashkive të djathta. Një sjellje që për hir të së vërtetës nuk është se ishte më e ndershme me qeveritë e djathta. Por që mbetet po aq diskriminuese.

Por çdo të ndodhte sikur në Mbretërinë e Bashkuar konvervatorët në pushtet tu thoshin londinezëve mos votoni Sadiq Kahn të Laboristëve se Theresa May (kryeminisre në detyrë) do të jetë në pushtet edhe 10 vitet e ardhshme. Kjo nuk është një sjellje që i trajton dibranët si popull i mençur, por si një tufë të pabukësh që u pakëson rracionin, sa herë i ke në dorë, sepse ndryshe me fuqinë që të jep ekzekutivi mund të hakmerresh edhe ca më keq.

Dmth nuk ka rëndësi Shukriu dhe vepra që ai la pas për Dibrën. Se atë, nëse do flisnim më gjuhën e Ramës, Partia e ka bërë lanet. Edhe pse ishte Rama ai që ua sugjeroi grave dhe burrave të Dibrës si një burrë zakoni që nuk ishte aq pehlivan sa ai i PD-së. Dhe se Rama e kishte zgjedhur ta kishte në krah të bënte shumë punë. Po ky Ramë që dy javë më parë e bëri rezil Shukriun ish-kanakarin e tij në Dibër, duke u thënë dibranëve: “Ju kishit një kryetar që nuk donte t’ja dinte për punët e Dibrës, por për punët e veta”. A thua se nuk ishte Rama ai që e kishte zgjedhur Shukriun. E më pas vazhdonte, citoj: “Vota juaj është votë për një punë të nisur këtu në Dibër, që ne nuk duam ta lejmë përgjysëm…” Pikërisht atë gjysëm të mirë që sot dibranët nuk e shohin gjëkundi…

Pyetja sot është a do të tregohet populli dibran aq i mençuar sa ti japë përgjigjen e merituar Sadriut dhe Sadrinjve që këto ditë kanë zbritur në Dibër?  Dhe a do të jetë kjo një përgjigje e merituar edhe për të gjithë ato zona të cilat votuan djathtas në zgjedhjet e vitit 2015 por që sot qeveria i ka ndëshkuar me harresë dhe kufizimin e investimeve?

Apo edhe populli i Dibrës do të tregohet aq “i mençur” sa të kuptojë se po nuk qe me kryeministrin je i destinuar të mbetesh në harresë…Ky mesa duket do të jetë edhe testimi i vërtetë i zgjedhjeve lokale të Dibrës, por që për hir të rrethanave se si erdhën; kërkimit të favoreve seksuale në punë; përdorimi i pushtetit për qëllime klienteliste; kërcënimi dhe largimet nga puna; blerja dhe shitja e votave; shantazhet publike; rrahja e kundërshtarëve politikë; janë një kauzë e vërtetë për demokracinë sot në Shqipëri; që dibranët me votën e tyre do të tregojnë se këto nuk janë thjesht zgjedhje lokale, por një betejë kombëtare për demokraci që ose duhet ta fitojnë ose ti nënshtrohen autokracisë, arrogancës së pushtetit dhe frikës se në këtë vend vlerat demokratike do të mbeten parime boshe.

Ndaj edhe Dibra dhe dibranët si një popull i mençur do zgjedhin të dielën jenë me hir apo me pahir me kryeministrin. Me apo kundra atij që është vendosur të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë në 10 vitet e ardhshme…

Ju sugjerojmë

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet
Rajoni

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet

10 Gusht, 2025 10:31 pm
Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri
Aktualitet

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

10 Gusht, 2025 9:50 pm
“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve
Bota

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve

10 Gusht, 2025 9:20 pm
Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB
Bota

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB

10 Gusht, 2025 9:00 pm
Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm
Bota

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

10 Gusht, 2025 8:35 pm
Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet
Sport

Milani në shenjën e shqiptarëve, Igli Tare mahnit me transferimet

10 Gusht, 2025 8:22 pm
Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv
Bota

Dy boksierë japonezë humbin jetën pas dueleve në të njëjtin event sportiv

10 Gusht, 2025 7:57 pm
Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
-Shëndeti

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë

10 Gusht, 2025 7:28 pm
Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët
Aktualitet

Zjarret në vend/Vengu: Flotës do i bashkohen dhe ndihma nga ndërkombëtarët

10 Gusht, 2025 7:08 pm
FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar
Rajoni

FOTO/Vrasja në Gjilan, shpallen në kërkim edhe dy djemtë e autorit të dyshuar

10 Gusht, 2025 6:44 pm
Para
Kosova në listën e vendeve më të korruptuara në botë

Kosova në listën e vendeve më të korruptuara në botë

Video/ Zajmina Vasjari provokon me video në Instagram

Video/ Zajmina Vasjari provokon me video në Instagram

Ja pse duhet ta përdorni kripën e detit

Ja pse duhet ta përdorni kripën e detit

TE FUNDIT

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet

Rrjedhje lave në 3 mijë metra lartësi nga Etna, alarm portokalli për fluturimet
10 Gusht, 2025

Një krater efuziv, me pasojë një rrjedhje lave, është hapur këtë të dielë në 3 mijë metra në anën jugore...

Lexo më shumë

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri

Lezhë/Goditën me sende të forta një person, arrestohet 67-vjeçari, procedohet i biri
10 Gusht, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 67-vjeçar dhe ka proceduar penalisht djalin e tij, pasi së bashku goditën...

Lexo më shumë

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve

“A po punon kamera…”, Rrëfimi i gazetarit të BBC: Si u infiltrova mes trafikantëve
10 Gusht, 2025

Një nga gazetarët e BBC-së, i cili u prezantua me identitet të rremë si emigrant për të fituar besimin e...

Lexo më shumë

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB

Netanyahu mbron planet për Gazën, Izraeli kritikohet në Këshillin e Sigurimit të OKB
10 Gusht, 2025

Ambasadorët e OKB-së kanë dënuar planet e Izraelit për të "marrë kontrollin" e Qytetit të Gazës, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com