Kryeminstri turk Binali Yildirim deklaroi sot para mediave se cilido vend që i qëndron pranë klerikut mysliman Fetullah Gylen, nuk do të jetë mik i Turqisë.
Pasi e cilësoi Gylenin si përgjegjës të tentativës për grusht shteti, kryeministri, tha se çdo vend i tillë do të konsiderohet në luftë me anëtarin e NATO-s.
Qeveria e ka akuzuar Gylenin se po tenton të ndërtojë një strukturë paralele brenda gjyqësorit, sistemit arsimor, medias dhe ushtrisë, si një mënyrë për ta rrëzuar shtetin.