Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se mbrëmë pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai i tij, Hilmi Haradinaj.
“Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 qershor në orën 14:00, në Gllogjan. Të ndjerit Dritë i pastë shpirti”, ka shkruar ai në facebook.
Nënkryetari i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, pas vdekjes së Hilmi Haradinajt, ka shkruar se ai do të jetë sinonim i përballimeve dhe qëndresës.
“Baca Mil, sot u ndave nga kjo jetë, për të vazhduar përjetësinë me njerëzit tuaj heronj dhe gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kombit …!Do jeni sinonim i përballimeve dhe qëndresës…Lavdi”, ka shkruar ai në facebook.